• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debati për kufijtë detarë! Profesori i inxhinierisë zbërthen me detaje situatën: Ja pse Greqia kërkon të ndryshojë tani rregullat e lojës

27 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Parlament se Greqia do të rritet me 12 milje ka shkaktuar debat në vendin tonë. Profesori i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, Osman Metalla, ka shpjeguar në terma më të thjeshtë se çfarë kërkon Greqia dhe çfarë mund të marrë vërtet.

“Duhen sqaruar disa koncepte fillimisht. Kemi detin territorial, një zonë nga 0 deri në 12 milje dhe të gjitha shtetet bregdetare kanë të drejtë të kenë territor në det nga 0 deri në 12 milje. Ky det është territor i vendit, siç është toka. Më pas, vjen zona ekonomike ekskluzive, që nis nga pika 0 deri në 200 milje, nëse gjeografia e lejon një gjë të tillë. Tashmë, ne jemi njohur me deklaratat e kryeministrit grek që ka thënë se Greqia do të zgjerojë territorin e saj në det. Kjo është e drejta e saj, por ajo që është shqetësuese është loja e Greqisë që thotë se Shqipëria e ka lejuar Greqinë të shtyjë gjerësinë e saj në detin territorial. Këto janë deklarata jokorrekte sepse nuk e përcakton Shqipëria gjerësinë e palës greke në det. Palët negociojnë mbi bazën e deklarimeve të bëra. Pse Greqia kërkon të ndryshojë tani rregullat e lojës? Është e drejtë e saj që të zgjerohet deri në 12 milje, por këtë të drejtë nuk ka pse ta zgjidhë përmes palës shqiptare”, – tha Metalla.

Sipas profesorit, “kjo është një marrëveshje që bëhet një herë në jetë dhe është shumë e rëndësishme”, duke shtuar se “është fatkeqësi që kjo marrëveshje përdoret politikisht”.

“Deti nuk është as i të majtëve dhe as i të djathtëve. Është e rëndësishme përbërja e grupit negociator, që duhet të ketë të gjithë spektrin e interesave që ka pala jonë dhe është shumë e rëndësishme transparenca e negociatave. Marrëveshja e 2009 pati problemin e transparencës dhe po i njëjti problem është për negociatat e këtyre dy viteve të fundit. Ka munguar transparenca dhe kjo shton edhe misterin dhe hamendësimet. Deri më sot, i vetmi informacion që kemi patur për marrëveshjen e detit kanë ardhur gjithmonë pas deklarimeve të ngazëllyera të palës greke. Opinioni shqiptar nuk ka as minimumin e informimit mbi vendimmarrjen e grupit negociator”, – tha Metalla për A2.

Paraardhëse

Astrit Patozi zbulon ‘planin e fshehtë’ të Lulzim Bashës

Pasardhëse

Tre skenarët e Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor, ish-deputeti i PD bën analizën: Do sjellin kaos

Pasardhëse

Tre skenarët e Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor, ish-deputeti i PD bën analizën: Do sjellin kaos

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.