• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Debate të ashpra në Kuvend, mungojnë Rama dhe Meta

21 January, 2016
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Parlamenti u përfshi të enjten nga debatet e ashpra mes palëve për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku pesë vjet më parë, gjatë protestës së opozitës së majtë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ u vranë katër protestues.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi protestën një puç për përmbysjen me dhunë të pushtetit, ndërsa përsëriti akuzat ndaj kryeministrit aktual Edi Rama, si përgjegjës për vrasjet e 21 Janarit.
“Si sot pesë vjet më parë falangat e krimit bëne përpjekjen monstruoze për përmbysjen me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qytetarëve, organizuan puçin. Bëtë çdo gjë të merrnit me dhunë vetë pushtetin. Në këtë puç u vranë 4 qyetarë. Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën dhe suitën e tij. Por, kurrë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë”, tha Berisha.

Braçe: 21 janari, krim shtetëror. Berisha përgjegjës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe reagoi ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Berisha per ngjarjet e 21 janarit, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për vrasjet e asaj dite. “Më 21 janar 2011 u vranë 4 qytetarë që nuk përbënin asnjë rrezik për institucionet. Për këtë krim, Berisha duhet të japë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, si personi që kishte marrë përsipër menaxhimin e shtetit”, tha Braçe.
Kritika të ashpra drejtoi deputeti socialist dhe ndaj institucioneve të drejtësisë, që nuk ende nuk e kanë zbardhur të vërteten,por dhe ndaj rolit të ish-ministrit të Brendshëm të kohes, Lulzim Basha, sot kryetar i Partisë Demokratike. Braçe hodhi poshtë akuzat e para pesë viteve të ish-kryeministrit Berisha se protestuesit ne bulevard u vranë nga elementë të armatosur të opozitës. Ishte Garda e Republikës, tha ai, qe sipas një urdheri, vrau 4 persona dhe plagosi 6 të tjerë.
“Si ka mundësi që ti, si njeriu që drejtonte Kryeministrinë dhe planet për mbrojtjen e Kryeministrisë, nuk je paraqitur asnjëherë në prokurori për të dhënë deklaratën tënde?” iu drejtua Braçe Berishës. Ai akuzoi ish-kryeministrin se është ai që kontrollon sot gjykatat dhe nuk lejon të bëhet drejtësi për ngjarjet e 21 janarit dhe po ashtu as reformën ne drejtësi. .

PD: Rezolutë për Ibrahim Rugovën; PS: Komisioni i Jashtëm te hartojë tekstin

Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, njoftoi për depozitimin në Parlament të një projekt-rezolute ‘Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova’, në 10-vjetorin e vdekjes.
Në këtë prrezolutë, PD kërkon që në përkujtim të rolit dhe figurës së Rugovës, të vendoset në një nga sheshet kryesore të Tiranës shtatorja e ish-presidentit të Kosovës. “Qëllimi i kësaj rezolute është vetëm përkujtimi në dhjetëvjetorin e vdekjes i Presidentit Rugova dhe shprehja e këtij parlamenti në nderim të një figure me përmasa jo vetëm kombëtare, por dhe ndërkombëtare”, tha kreu i grupit demokrat. Ne e kemi paraqitur në formën e një rezolute, por nëse ka ndonjë diskutim për tekstin e saj jemi të hapur ta diskutojmë, shtoi ai.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ne paraqitjen e qendrimit te maxhorances verejti se teksti i rezolutes është në shproporcion total, si në rreshta dhe në përmbajtje. “Ai është tërësisht i padenjë për të vlerësuar kontributin e Rugovës, që i dha Kosovës lirinë, shtetin dhe demokracinë. Ndaj do preferoja që komisioni i jashtëm, së bashku me cilindo deputet që do të përfshihet në këtë çështje, të hartojë një dokument serioz që vlerëson dhe shpreh gjithë vlerësimin e qytetarëve shqiptarë”, tha nënkryetari i grupit socialist.

Paraardhëse

Barcelona mposht Bilbaon edhe pa Messin

Pasardhëse

Parlamenti Evropian miraton MSA-në me Kosovën

Pasardhëse

Parlamenti Evropian miraton MSA-në me Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.