• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debat për dhunën, Qato: policia nuk e lufton dot e vetme

25 September, 2017
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nisur edhe nga ngjarja e fundit në Pogradec, ku burri vrau gruan dhe ajo në Shkodër ku xhaxhai nipin, deputetët e opozitës në komisionin e sigurisë kombëtare i kërkuan llogari autoriteteve të Ministrisë së Brendshme mbi luftën ndaj dhunës në familje.

“Çfarë masash do merren për forcimin e rolit të policisë në raport me dhunën në familje? Sepse e shohim nga rastet e fundit se ka një rritje të saj”, deklaroi deputeti i LSI, Endrit Brahimllari.

“Nga janari në gusht janë verifikuar 2.996 raste dhune në familje, 9 prej të cilave janë mbyllur me vrasje”, tha deputeti i PD, Myslim Murrizi.

Sipas drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Altin Qato, unifromat blu nuk mund ta luftojnë të vetme këtë fenomen.

“Nga analizat tona rezulton se veç policisë janë dhe shumë aktorë socialë që ndikojnë. Shpesh herë policia ndeshet me faktet, bën veprimet proceduriale, por duhet të ketë edhe ndihma sociale për të dhunuarit. Për shembull, nëse ne nxjerrim një urdhër mbrojtjeje duhet të jenë aktorë të tjerë që të kujdesen për sigurinë e banesave, apo përkrahjen sociale”, tha Qato.

Të gjithë deputetët votuan pro marrëveshjes me qeverinë suedeze, e cila ka ofruar 3.3 milionë euro donacion për programin e policimit në komunitet, ku parashikohet edhe forcimi i masave kundër dhunës në familje.

Paraardhëse

Horoskopi javor nga Oscar Cainer, 25 shtator-1 tetor 2017

Pasardhëse

Hua për OSHEE dhe KESH, qeveria jep 3 miliardë lekë

Pasardhëse

Hua për OSHEE dhe KESH, qeveria jep 3 miliardë lekë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.