• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

De Biazi i trembet Izraelit: Pse nuk e thirra Gashin dhe Kaçen

11 November, 2016
në Sport
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Izraeli nuk është Spanja, një kundërshtar gjithsesi i vështirë, por ndaj të cilit duhet fituar për të arritur objektivin minimal që është vendi i 3 në grupin G.

Në përballjen e 12 nëntorit kuqezinjtë vijnë në një formë të shkëlqyer me futbollistët tanë që janë ndër më të mirët tek skuadrat me të cilat  aktivizohen. Në konferencën për shtyp trajneri Giani de Biasi  tregon recetën se si duhet përgatitur ky 90 minutësh përpara publikut që pret fitoren.

“Izraeli është një skuadër e fortë dhe me kualitet. Kush nuk e njeh futbollin dhe mendon se do të fitojmë me lehtësi gabon. Ata kanë një ekip të mirë, lojtarë që luajnë tek Hapoel Bir Sheva që fitoi ndaj Interit në Milano. Ne do të tentojmë fitoren. Sigurisht që respekti ndaj kundërshtarit është një element kyç për të përgatitur sfidën. Nëse shkon me sigurinë se do ta mposhtësh atëherë e gjen veten të mundur, njësoj si Davidi ndaj Goliasit”, tha De Biasi.

Sigurisht më pas vëmendja është vendosur tek lista, lojtarët e grumbulluar por edhe të rinjtë premtues që mund të jenë pjesë e skuadrës në të ardhmen.

“Që kur kam ardhur këtu objektivi ynë ishte të sillnim futbollistë të rinj nga jashtë. Arritja në europian tregon se kemi bërë një punë të mirë në të gjitha aspektet. Pastaj gjithçka është çështje zgjedhjeje, ngjyra e kuqe apo blu. Për mua është e rëndësishme grupi dhe jo individët. Ajo që më shqetëson nuk është fryma në skuadër por ambienti, që mendon se jemi më të mirët. Duhet të jemi bashkë edhe në vështirësi dhe të mos lejojmë që euforia të na dëmtojë”, tha mw tej De Biasi.

Natyrshëm, trajneri kuqezi dha edhe një sqarim për mbetjen jashtë liste të Ergys Kaçes dhe të të spikaturit në MLS, Shkëlzen Gashi.

“Pse nuk është Kaçe dhe Gashi? A janë lojtarë më të mirë se ata, të zgjedhurit për këtë ndeshje, emrat e të cilëve janë në listë? Përgjigjja ime është e drejtpërdrejtë: kam zgjedhur lojtarë të tjerë. Lojtarët e grumbulluar janë në gjendje më të mirë sesa Kaçe. Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda. Gashi nuk është përzgjedhur për arsye teknike. “Mbyllja e “derës” është një zgjedhje e momentit, gjithçka mund të ndryshojë. Pash edhe golin e djeshëm që kishte realizuar, ishte shumë i bukur. Gashi ka edhe problemin e distancës dhe kohës së ndryshme me ne, pasi luan në Amerikë. Në një moment tjetër më të mirë për të, ai do të grumbullohet”, përfundoi De Biasi.

Paraardhëse

Kalendari historik / Ja çfarë ka ndodhur më 11 nëntor

Pasardhëse

SONDAZHI / Çfarë preferojnë shqiptarët më shumë, paratë apo shëndetin? Kjo është përgjigja…

Pasardhëse
shqiptaret

SONDAZHI / Çfarë preferojnë shqiptarët më shumë, paratë apo shëndetin? Kjo është përgjigja...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.