• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dashamir Shehu: Ka ardhur dita që ky politikan të largohet! Ja pse Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë njerëzit e duhur për të drejtuar opozitën

1 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
822
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dashamir Shehu u shpreh se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë njerëzit e duhur për të drejtuar opozitën.

Ai theksoi se i ka kërkuar Bashës që pas humbjes së zgjedhjeve të largohej pasi është humbës në katër procese zgjedhore.

“I kam propozuar që të largohet dhe pas 6 muajsh të bënim një kongres për rithemelimin e opozitës. Tani ujërat kanë rrjedhur ndryshe, Berisha ka hyrë në lojë por mendoj se nuk është zgjidhje për opozitën”, tha Shehi.

Sipas tij, Berishës nuk i mungon mbështetja por Basha ka prodhuar shumë armiq dhe në një garë të vërtetë brenda PD, sheh Berishën si fitimtar.

“Berisha në këtë betejë ka shumë armë. Po të bëhej një ndeshje e ndershme fiton Berisha dhe është më i zoti. me gjithë defektet ka prodhuar gjëra pozitive dhe ka mbështetje. Por ideja që opozita të ribashkohet pas 30 vitesh po me Berishën unë nuk e pranoj si ide”, tha ai.

Shehi thotë se diskutimi nuk është se kush mund të bëjë ndryshimin në PD, Basha apo Berisha. Sipas tij zgjedhjet lokale janë një mundësi për të krijuar lidera të rinj pasi janë emra që maten me votën e popullit kurse kryetarët e partive tha se maten me “votat e tifozëve”.

Ai e cilësoi gabim taktik afrimin e LSI në krah të opozitës në një kohë shumë të shkurtër pasi ishte larguar nga qeveria.

“LSI që deri në qershor ishte në pushtet dhe në shtator kthehet në opozitë është gabim taktikisht pasi thyen anën emotive të njerëzve që vijnë pas teje. U bashkuam taktikisht që ne jemi bashkë dhe Rama vetëm në fund doli e kundërta. Kjo është një nga gabimet e z. Basha dhe ka ardhur dita që ky zotëri të largohet”, përfundoi Shehi për Euro News Albania.

Paraardhëse

PD me dy Kuvende, Kadilli: Shqipëria pret dikë që nuk ngjason me Ramën

Pasardhëse

Jozefina Topalli: De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë Bashës

Pasardhëse

Jozefina Topalli: De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.