• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dashamir Shehi tregon se kur do të garojë për Bashkinë e Tiranës dhe rrëfen ‘ecurinë’ e Këlliçit

23 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëse opozita do të ishte e bashkuar, Dashamir Shehi është shprehur se do të garonte për Bashkinë e Tiranës, me besimin se gëzon mbështetjen dhe simpatinë e kryeqytetasve. Mirëpo në këto kushte ku palët janë në pole diametralisht të kundërta, kreu i LZHK-së, tha se as nuk e mendon një gjë të tillë. Në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’, me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Shehi konfirmoi se nëse 2 palët e opozitës do dalin më kandidat të tyre, atëherë edhe koalicioni i tij parazgjedhor me Astrit Patozin, do dalin me një emër në garën e 14 majit.

“Nuk është punë për mua, kjo mund të vlente nëse do kishte një marrëveshje të opozitës për një kandidat, por në kushtet e sotme është pas e vështirësi, simpati kam pasur në qytet, kam garuar dhe kam fituar vota, kam qenë ndër më të votuarit, por kjo kërkon një plan në prespektive. Nëse do dilet me më shumë se kandidat, do kemi dhe një kandidatin tonë. Kemi nevojë për një hark të madh opozitar. Duhet një kandidat dhe një hark opozitar, kjo na bashkon kundër Edi Ramës”, tha Shehi.

Edhe analisti Lorenc Vangjeli, e sheh Shehin si kandidatin që do mund të bashkonte opozitën.

“Në politik nuk funksionon logjika, por politika në Tiranë karakterizohet nga emocionet dhe këtë këtë rast janë edhe negative. Opozita hyn e disavantazuar për përballë uniticitetit të PS, opozita rrudh shanset e saj, Bashkia e Tiranës është e rëndësishme, sa nëse opozita do fitonte do vite në dyshim legjitimitetin e qeverisë. Oferta që do vinte nga opozita, do kishim një parti pa kandidat, në rastin tjetër një kandidat pa parti. Shehi si kandidat do të bashkonte opozitë”, tha Vangjeli.

Tirana është sheshbeteja për zgjedhjet vendore dhe Shehi nuk është optimist për kandidaturën e Belind Këlliçin, përtej asa që e cilëson si “djalë i mirë”.

Ai thotë se Këlliçi duhet të dalë përtej Sali Berishës dhe grupit të tij, për të shkuar drejt fitores, përballë Erion Veliajt.

“Është ushtar i Foltores, apo për të qenë më tepër. Mendoj se është më shumë, këtu del 3 herë në ditë Berisha në TV, nëse do hymë në zgjedhje me Tiranën, duhet të dal Këllici në TV, duhet të dalë përtej partisë së vet, nëse do të marrë Tiranën”, tha ai.

I pakënaqur me mënyrën se si ka zgjedhur Këlliçi t’i qaset qytetarëve është dhe Vangjeli

“Të dal nga kostumi i drejtorit komunal, gjuha e tij duhet të jetë politike”, deklaroi analisti, i cili ndau të njëjtin mendim si Shehi, që Berisha duhet të rrijë larg fushatës politike.

Ndalur te protestat e bëra nga Berisha ai deklaron se nuk do t’u bashkohet, e ndërsa e pranon se në shesh kanë dalë pak qytetarët që kurrsesi nuk e trembin Ramën.

Në fund, pas marrëveshjes së arriti me Patozin, ai pati edhe një thirrje për partitë e tjera.

“Kush mendon kundër qeverisë Rama, po mendon ndryshe nga Berisha Meta ka dhe një adresë tjetër politike, që nuk është kundër tyre, por i konsiderojmë rival”, tha Shehi.

Paraardhëse

Pas sherrit me Luizit iu bashkua grupit të saj, por Olta tërbohet me Maestros: Do të shkatërroj

Pasardhëse

Ermiona i bën kërkesën e papritur Luizit për Kiarën: Merre vije në gjumë

Pasardhëse

Ermiona i bën kërkesën e papritur Luizit për Kiarën: Merre vije në gjumë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.