• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Darka e Ramës dhe ‘sinjali’ i Ruçit… sa shumë zhurmë prodhoi ky sesion parlamentar

25 July, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në mbyllje të seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar, Edi Rama mblodhi deputetët socialistë për drekë.
Ndryshimet në qeveri të paralajmëruara për shtator duket se janë harruar dhe kryeministri nuk i kishte përmendur.

Por deputetët janë paralajmëruar për mundësinë e një seance të jashtëzakonshme në gusht, me shpresën e gjetjes së një konsensusi me të paktën një pjesë të opozitës përsa i përket Shkollës së Magjistraturës, apo për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Një indicie e dha në seancën e fundit edhe vetë Gramoz Ruçi: “Nëse do të duhet që të thërritet Kuvendi për Gjykatën Kushtetuese apo për Gjykatën e Lartë, do të thërritet”.

Edhe nëse Parlamenti rimblidhet për t’iu gëzuar një konsensusi qoftë edhe të pjeshshëm, bilanci i këtij sesioni do të ishte bindshëm në favor të konfliktit. Si një përjashtim i këtij rregulli ngjan miratimi i ligjit për vettingun në Polici që mori edhe votat e LSI-së.

Konflikti që mbizotëroi këtë sesion u paralajmërua që në mbyllje të sesionit të kaluar, kur mazhoranca votoi mes tymueseve dhe vezëve Arta Markun si Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme.

E njëjta klimë vazhdoi me rifillimin e punimeve në janar. Protesta dhe bllokimi i foltores u bë i përjavshëm duke u kthyer në normalitet, ndërsa nuk munguan as konfrontimet.

Në drejtim të qeverisë u hodh shumëçka. Çizmja dhjetoriste e Monika Kryemadhit u pasua nga mielli, lëshimi i kartonëve, mbeti në tentativë fluturimi i ekraneve… Një herë mori zemër të kundërpërgjigjej Ditmir Bushati, por u pendua e kërkoi ndjesë.

Ky ishte sesioni parlamentar ku ndërprerjet e seancave zgjatën më shumë se vetë seancat, por opozita gjeti një formë të re komunikimi aty ku media nuk lejohej: fjalimet nga Facebook-u.

Nën regjinë e Lulzim Bashës nuk munguan as inskenimet, nga peshqit e mëdhenj te Toyota Yaris që shkarkonte milionat në Kuvend. Teatri parlamentar sfidoi kështu Teatrin Kombëtar, të cilin me ligj e çoi drejt prishjes./tch

Paraardhëse

“Si i gjetëm të zhveshur mes flakëve dy vëllezërit shqiptar”

Pasardhëse

Kandidati i opozitës për Tiranën; qytetarët të lëkundur midis Dash Shehit dhe Jorida Tabakut

Pasardhëse

Kandidati i opozitës për Tiranën; qytetarët të lëkundur midis Dash Shehit dhe Jorida Tabakut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.