Pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave do t’u jepen dokumentet e pronësisë banorëve të Vlorës për së paku 120 objekte që kanë kaluar fazën e vetdeklarimit.
Lajmin e ka bërë të ditur socialisti Damian Gjiknuri, i cili shprehu falënderimet për Kryeministrin Rama dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë.
Postimi i Gjiknurit
“Lajm i mirë miratimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e kufirit të zonës ekonomike ZK 8604 në qytetin e Vlorës. Ky akt i hap rrugën Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të kryer brenda pak kohësh legalizimin dhe dhënien e dokumenteve të pronësisë për banorët e së paku 120 objekteve që kanë kaluar fazën e vetdeklarimit. Një angazhim i marrë para banorëve dhe premtim i mbajtur që i jep fund kalvarit të tyre 15 vjeçar në kushtet e pamundësisë për çertifikimin e pasurisë. Një falenderim i veçantë për Kryeministrin Rama, Ministren e Financave dhe Ekonomisë ashtu sikurse Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për punën e bërë gjatë këtyre muajve për ti dhënë zgjidhje këtij problemi” – shkruan Gjiknuri.
Lajm i mirë miratimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e kufirit të zonës ekonomike ZK 8604 në…
Posted by Damian Gjiknuri on Wednesday, November 25, 2020
Diskutime rreth kësaj post