• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Dalin shifrat! Kjo është sëmundja që po u merr jetën shqiptarëve

22 July, 2020
në Shqip+
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me 744 vdekje për 100 mijë banorë për vitin 2017, Shqipëria renditet me vdekshmërinë më të ulët nga shtetet e Europës (mungojnë të dhënat për Kosovën, Maqedoninë e Bosnjën) dhe gati sa gjysma e shtetit me vdekje më të larta në Europë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, me 1,631 vdekje për 100,000 banorë, Bullgaria kishte nivelin më të lartë të vdekjeve në BE në 2017. Ajo u pasua nga Rumania (1,488), Letonia (1,485), Hungaria (1,470) dhe Lituania (1,418).

Në fund të listës, renditen Zvicra dhe Spanja, me përkatësisht 824 dhe 844 vdekje për 100 mijë banorë.

Nga shtetet e rajonit, Serbia renditet e dyta në Europë, për nga niveli i lartë i vdekjeve, me 1,611 vdekje për 100 mijë banorë.

Lidhur me shkaqet e vdekjeve, në vitin 2017, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vdekjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç në Danimarkë, Irlandë, Francë (të dhëna 2016) dhe Holandë ku ishte kanceri që mori më shumë jetë njerëzish.

Ndër shtetet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (66%) dhe më e ulëta në Danimarkë (23%), ndërsa përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të kancerit është vërejtur në Slloveni ( 32%) dhe pjesa më e ulët në Bullgari (16%).

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësuan më shumë se gjysmën e shkaqeve të vdekjeve, duke filluar nga 52% në Francë (të dhënat 2016) deri në 82% në Bullgari. Pas këtyre dy sëmundjeve, shkaku i tretë kryesor i vdekjes në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së ishin sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.

Edhe në Shqipëri, tendenca është si në pjesën më të madhe të Europës, ku sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve, me më shumë se gjysmën e totalit. Në vitin 2017, sipas INSTAT, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7 % të vdekjeve gjithsej. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6 % dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Tumore” zënë 16,4 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup-sëmundje është 12,7 për 10 mijë banorë dhe ka një rritje prej 2,0 %,krahasuar me vitin 2016. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarjes”, me 33,5 %.

Nga zemra dhe tumoret ndodhin rreth 70% e vdekjeve në vend.

Në vitin 2017 është shënuar dhe niveli më i lartë i vdekjeve në vend. Të dhënat e tjera të INSTAT bëjnë të ditur se ky tregues u ul në 2019-n. Gjithsej në vitin 2017 humbën jetën në vend rreth 22.3 mijë persona, ndërsa në 2019-n rreth 21.9 mijë, duke bërë që norma e vdekshmërisë për 2019-n të zbresë në 768,6 vdekje për 100 mijë banorë (nga 744 në 2017-n). /Monitor/

Paraardhëse

DW tregon se çfarë fshihet pas rritjes dramatike të koronavirusit në Ballkan: Ja ç’po ndodh me këto vende

Pasardhëse

U tha se është ndarë nga Oriola, reagon Eros Grezda (FOTO)

Pasardhëse

U tha se është ndarë nga Oriola, reagon Eros Grezda (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.