• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Dalin rezultatet e para në Rusi, partia e Putin drejt fitores bindëse të zgjedhjeve parlamentare

19 September, 2021
në Botë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar duket se ka siguruar një fitore komode në zgjedhjet parlamentare treditore, megjithëse ka humbur terren ndaj kundërshtarëve të saj, sipas rezultateve fillestare dhe një sondazhi me votuesit në qendrat e votimit të dielën.

Me gati 13% të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar kishte fituar pak më shumë se 40% të votave.

Ndërkohë një sondazh i kryer nga INSOMAR në dalje të qendrave të votimit, rezultatet e të cilit u publikuan nga agjencia ruse e lajmeve RIA parashikon se Rusia e Bashkuar do të fitojë pak më shumë se 45% të votave.

Megjithëse kjo do të ishte një fitore e theksuar, do të përbënte një rezultat më të dobët se herën e fundit që u mbajtën zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, kur partia fitoi pak më shumë se 54% të votave.

Partia në pushtet ka pësuar një rënie të popullaritetit për shkak të rënies së standardeve të jetesës dhe i është dashur të përballet gjithashtu me një fushatë taktike votimi të organizuar nga aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

Rezultatet fillestare treguan se Partia Komuniste përfundoi në vendin e dytë me rreth 24% të votave, e ndjekur nga partia nacionaliste LDPR me rreth 9%. Të dyja këto forca zakonisht mbështesin Kremlinin për çështjet kryesore.

Kritikët e Kremlinit thonë se votimi ishte një mashtrim, duke pasur parasysh një sërë goditjesh parazgjedhore që nxorrën jashtë ligjit lëvizjen e Navalny-t, ndaluan aleatët e tij të kandidonin dhe vunë në shënjestër mediat kritike dhe organizatat joqeveritare të cilat autoritetet i konsideruan si armiqësore.

Megjithatë, fitorja e pritshme e Rusisë së Bashkuar ka të ngjarë të përdoret nga Kremlini si dëshmi e mbështetjes së gjerë për Presidentin Putin, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër që nga viti 1999.

Aleatët e zotit Navalny, i cili po vuan një dënim me burg për shkelje të lirimit me kusht, akuzë që ai mohon, kishte inkurajuar votimin taktik kundër Rusisë së Bashkuar, një skemë sipas së cilës bëhet thirrje të mbështetet kandidati që ka shumë të ngjarë të mposhtë partinë në pushtet në një zonë elektorale të caktuar. Autoritetet u përpoqën të bllokonin iniciativën në internet.

Golos, një mbikëqyrës i pavarur i zgjedhjeve, tha se kishte regjistruar shumë shkelje gjatë votimit, përfshirë kërcënimet kundër vëzhguesve dhe fletëve të shumëfishta votimi, shembuj të qartë të të cilave qarkulluan në mediat sociale, ku disa individë u kapën nga kamera duke futur pako të fletëvotimeve në kutitë e votimit./VOA/

Paraardhëse

Vuçiç: Turqia, superfuqi në rajon, do të na ndihmojë për raportin me shqiptarët

Pasardhëse

Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë

Pasardhëse

Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.