• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dalin pamjet! Përplasja me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Laert Vasili merret nga policia (VIDEO)

22 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktori Laert Vasili ka pasur një përplasje të fortë me kolegët e tij sa i takon Teatrit Kombëtar. Aktorët e tjerë e kanë denoncuar atë, duke thënë se Vasili gjatë natës griste afishet. Aleanca për Teatrin reagoi publikisht, duke e akuzuar Vasilin për vandalizëm.

Pas thirrjes që ata bënë ndaj institucioneve të shtetit, sa duket ka ardhur edhe reagimi i policisë. Siç shikohet nga video, Laert Vasili është marrë nga policia.

Reagimi më herët i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Komunikatë

Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:

Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin aktorët dhe stafin e Volkstheater të Vienës, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se natën e 19 Dhjetorit, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori quhet Laert Vasili, dhe për të cilin nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil, dhe me kameran ndezur, filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorsinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: me datë 19 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë i zënë gafil.

Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë. E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që te video e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastesisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.

U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, është i përsëritur si akt, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.

Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka. Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrojtje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta. U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :

Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.

Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.

Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Për këte të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.

Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre.

Fotot si më poshtë ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga i njëjti autor.

#tebashkuarpernjekauze

#teatridoterroje

#europanostra/balkanweb

VIDEO:

Paraardhëse

Kujtim Gjuzi mbetet pa fjalë, publikon foton që ngjall dyshime: S’e mendoja kurrë që do të doja kaq shumë (FOTO)

Pasardhëse

“Kemi filluar të flemë te pema”, në shtëpinë e Arbana Osmanit erdhën festat, moderatorja publikon imazhin më të ëmbël për ketë të dielë (FOTO)

Pasardhëse

“Kemi filluar të flemë te pema”, në shtëpinë e Arbana Osmanit erdhën festat, moderatorja publikon imazhin më të ëmbël për ketë të dielë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.