• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Daja nga Kosova dhe Tani ishin me Admir Muratajn”, zbërthehet Alkond Bengasi

25 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Detaje të reja dalin në dritë nga grabitja e 9 prillit në Aeroportin “Nënë Tereza”. Edhe pse nuk është konsideruar ende si një bashkëpunëtor i drejtësisë, njëri prej të arrestuarve të deritanishëm, Alkond Bengasi, në prani të një avokati, ka dhënë deklarimet e tij. Sipas kësaj dëshmie, personat e përfshirë në grabitjen e 9 prillit janë Klement Çala dhe vëllai i tij Eldi Çala, të shpallur në kërkim. Ai iu ka thënë hetuesve se Bengasi është personi që ka loguar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, por edhe furgonin tjetër të djegur pranë Bathores.

Bengasi ka zbuluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në grabitje, të identifikuar si “Daja” nga Kosova dhe një tjetër person të identifikuar vetëm si “Tani”. Të dy janë shpallur në kërkim dhe policia shqiptare ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve të Kosovës për kapjen e tyre, pasi dyshohet që të dy janë nga Kosova.

Rreth mesditës pritet të dalë për masën e sigurisë Oltian Veseli, i cili mohon përfshirjen në ngjarje, edhe pse aludohet që ai është personi që mban kallashnikovin drejt rojeve të sigurisë në aeroport, në një foto të bërë publike nga kamerat e sigurisë.

Sipas Prokurorisë, grabitësit kanë bërë rreth 2 muaj prova se si do të realizohej grabitja, që nga mënyra se si do të tërhiqej blloku i betonit e deri te marrja e parave, në mënyrë që lëvizjet e tyre ditën e grabitjes të ishin drejt perfeksionit.

Sipas policisë, nuk ka të dhëna që vëllezërit Çala janë larguar nga Shqipëria, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, autoritetet po vazhdojnë të kryejnë kërkime në Elbasan dhe zonat përreth, për të bërë të mundur kapjen e tyre./A2news

Paraardhëse

Protestuesit do bllokojnë të gjitha akset nacionale, por ku do të jetë Lulzim Basha?

Pasardhëse

Ja shifra marramendëse që Ronaldo shpenzoi për pushime në Kroaci

Pasardhëse

Ja shifra marramendëse që Ronaldo shpenzoi për pushime në Kroaci

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.