• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

6 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
118
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka bërë disa deklarata të forta. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Çupi zbuloi se përse Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk po e arreston ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori dhe bllokim të pasaportës për të mos dalë jashtë shtetit sa i takon aferës së “Partizani”, vendim të cilin kreu i Rithemelimit e ka injoruar për plot tre herë, duke refuzuar të paraqitet të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficeres së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Por pavarësisht “luftës” që i ka hapur Strukturës së Posaçme, analisti është i bindur se ish-kryeministri Berisha do të hetohet dhe se sipas tij, atë e presin prangat. Madje ai thekson se Berishën nuk e shpëton nga përballja me drejtësinë as kaosit që po provokon në Kuvendin e Shqipërisë dhe as kërcënimet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK.

“Shteti është i fuqishëm dhe se ka për gjë Sali Berishën, qoftë edhe një sulm nga jashtë sepse ne jemi anëtar i NATO dhe aleate e Amerikës. Kam dëgjuar se thonë pse se çojnë në burg, do përsëritje Ilir Meta, ose Enver Hoxha që e merrte me forcë armikun e klasës dhe e pushkatonte. Berisha atë po kërkon që të merret me forcë, ai po ndez zjarre, letra dhe këto i bënë për t’u viktimizuar. Berisha në burg do shkoj me ose pa forcë. Në kohën që SPAK toleron nuk do të thotë se ka shkelje ligjore, por nëse do ishte një qytetarë i thjeshtë nuk do ishte toleruar. Një polic që do ta marr ta shoqëroj nuk do ndihej mirë, shteti është aq i fuqishëm sa ta marr, por ai nuk do shkoj sot, do shkoj njëherësh vepra penale aty është. SPAK është krijesë ligjore e bërë me vullnetin e qeverisë dhe me ndihmën e SHBA, por që edhe SPAK është e përbërë me njerëz. Kanë frikë thuhet, por SPAK ka frikë vetëm nga vetja. Berisha dhe shokët e tij aty do jenë deri sa të jap llogari. Berisha bënë atë lojë që ka bërë gjithë jetën. Sot ndez letra në Kuvend, kur ishte në pushtet ai vriste gjysmën e Shqipërisë”, deklaroi ai.

Kuvendi i Rithemelimit

Më tej analisti Frrok Çupi ka komentuar edhe Kuvendin e Rithemelimit të mbajtur këtë të shtunë, ku ish-kryeministri Sali Berisha me 99% të votave të delegatëve. Në Kuvend Berisha u shfaq krah bashkëshortes së tij, Lirisë dhe vajzës së tij, Argitës, e cila madje mbajti edhe një fjalim. Por sa i takon daljes së kësaj të fundit në skenë, ka folur edhe analisti Çupi.

“Ai Kuvendi nuk ka punë me ne, as ne me të. Ishte si një zallamahi familjare, nuk ishte një grupim politik. Ajo është një gjë familjare që i bëjnë qejfin njëri-tjetrit dhe nuk ndikon fare tek shteti, as lajm nuk bënë. Ishte një event i familjes së Berishës. Sot njerëzit mendojnë pse doli Argita dhe pse nuk tha këtë, kur ka qenë njeri i ligjit ai, ai ka qenë i klanit dhe armës. Populli ka pësuar vetëm tmerre prej tij. Ata që ishin atje ishin njerëz të tij dhe njerëz të ardhur nga fshatrat që se dinin se ku ishte Tirana”, u shpreh ai.

Integrimi i Shqipërisë në BE

Ndërkohë analisti Frrok Çupi u ndal edhe tek fenomeni i korrupsionit në vend dhe procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke u shpreh optimist se pandëshkueshmëria në vend ka trokitur dhe se sipas tij, nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria të jetë në nivele të njëjta me ato të vendeve të BE.

“Ne jemi këtu, jetojmë këtu dhe u bënë 7 vite që ka nisur reforma dhe 10 vite që s’është më Berisha në pushtet dhe Shqipëria ka hapa europianiste drejt kontinentit. Është gjithë kjo kohë kur politika perëndimor kërkon prej vendit tonë luftën kundër korrupsionit. Hap pas hapi do të jemi dëshmitar edhe të gjërave të tjera që do të ndodhi. Shqipëria do të afrohet më shumë Europës dhe do të jetë anëtare e BE. Nuk do të jetë më për t’u çuditur që korrupsioni do të jetë në nivelet e vendeve të BE”, nënvizoi analisti i njohur, Frrok Çupi.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi me diktatorin e Koresë së Veriut? Si asnjëherë më parë, Kim Jong-un shpërthen në lot para kombit të tij (VIDEO)

Pasardhëse

Mosbindje civile? Sali Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend

Pasardhëse

Mosbindje civile? Sali Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.