• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Çudia shqiptare”, BIRN: Turizmi rritet, konsumi i energjisë elektrike bie

29 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dhënat e Institutit të Statistikave në dy raporte, Raporti i Strukturave Akomoduese, e cila pasqyron vlerësimin për ecurinë e sektorit të turizmit, dhe Bilanci i Energjisë Elektrike, shfaqin një kontradiktë të pazakontë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Në raportin e parë, shënohet një rritje e jashtëzakonshme në numrin e turistëve vendës e të huaj, si dhe të netëqëndrimeve në krahasim me vitin 2022. Por në raportin tjetër, atë të bilancit të energjisë elektrike, këtij malli kyç, pa të cilin nuk funksionojnë kondicionerët dhe as nuk ndizen dritat e hoteleve dhe as nuk u shërbehet dot turistëve një kafe, ka pësuar rënie.

Raporti i Strukturave Akomoduese përgatitet nga INSTAT përmes një anketimi të kryer me operatorët e tregut dhe në vlerësim përfshihen vetëm operatorët e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas raportit të fundit, [link], për gjashtëmujorin e parë janë shënuar 1.1 milionë netë turistike nga shtetas të huaj dhe gati 600 mijë nga shtetas shqiptarë.

Sektori i turizmit formal ka pësuar rritje prej 44%, sipas shifrave të INSTAT, ku netët turistike të kaluara nga të huajt janë rritur me 51%, ndërsa ato të shqiptarëve me 33%. Rritja e vizitorëve, e matur nga numri i hyrjeve dhe daljeve në kufi të shtetasve të huaj, sugjeron një rritje gjithashtu të lartë prej 33% në periudhën janar-qershor.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Shqipëri hynë 3.97 milionë shtetas të huaj, nga 2.55 milionë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raportin e strukturave akomoduese, INSTAT thekson se shifrat e tij mbartin të dhëna vetëm për sektorin formal, ndërsa turistët që akomodohen në struktura të paregjistruara në tatime, nuk përfshihen.

Ky numër mundet vetëm të hamendësohet, për shkak se tregu joformal është vështirë të matet saktë. Por ekonomistët përdorin një mënyrë indirekte për të matur ekonominë informale dhe rritjen ekonomike reale, në kushtet kur një pjesë e aktivitetit kryhet jashtë regjistrave tatimorë.

Kjo metodë llogarit intensitetin energjetik të ekonomisë (energji e konsumuar për çdo dollar vlerë të shtuar të krijuar në ekonomi) si dhe ndjek ecurinë e konsumit energjetik në kohë.

Rritja në turizmin zyrtar të vlerësuar nga anketa e INSTAT dhe rritja e supozuar në tregun informal, llogaritet në këtë mënyrë duke parë energjinë e konsumuar, pasi asgjë nuk realizohet dot pa lënë gjurmë në konsumin energjetik.

Vetëm se në këtë pikë, llogaria ngec. Të dhënat e INSTAT mbi konsumin e energjisë elektrike tregojnë një situatë krejt të kundërt. Sipas tyre [link], Shqipëria konsumoi 3.97 milionë kWh energji elektrike në gjashtëmujorin e parë 2023, me rënie 6.7% me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se rënia më e madhe shënohet në konsumatorët e kategorisë jofamiljare, ku përfshihen kompanitë private dhe njësitë e qeverisjes.

Në këtë segment, konsumi ka rënë me plot 10%.

Rritja e supozuar e konsumit të shkaktuar nga bumi i turizmit në fakt nuk vërehet as në të dhëna të tjera indirekte.

Për shembull, sipas të dhënave të volumit të tregtisë së jashtme, importet dhe eksportet kanë pësuar rënie, ndërsa të dhënat e importit të mallrave kyçë, të tillë si nafta, kafeja apo duhani, nuk shënojnë bumin që duhej të shoqëronte shifrat e raportuara në turizëm.

Paraardhëse

KE hodhi poshtë deklaratën e Michel për zgjerim, Rama: Më mirë në autobusin pa ndenjëse të BE, se në aeroplanin rus

Pasardhëse

Zjarret në Greqi, më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në BE

Pasardhëse

Zjarret në Greqi, më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në BE

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.