• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Credit Swisse: Në Shqipëri ka 16 mijë persona me pasuri deri në 1 milion dollarë

23 November, 2016
në Ekonomi
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

0.7% e të rriturve shqiptarë kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë, që arrin deri në 1 milionë dollarë, sipas raportit të fundit mbi pasurinë globale të Credit Swisse.

Sipas raportit, janë rreth 2.3 milionë të rritur në Shqipëri, çka nënkupton që në vlerë absolute janë rreth 16 mijë individë, pasuria e të cilëve arrin deri në 1 milion dollarë.

Pjesa më e madhe e të rriturve shqiptarë, 73.3% e tyre, janë relativisht të varfër dhe kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë.

26% e tyre kanë një pasuri që luhatet nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë, raporton Monitor.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria rezulton se ka përqindjen më të ulët të milionerëve së bashku me Serbinë, që e ka këtë peshë 0.5%.

Në Maqedoni, përqindja e milionerëve është 0.8%, në Bosnjë 1%, në Bullgari 1.5%, në Kroaci 2.6%, në Mal të Zi arrin në 2%

Në raportin për pasurinë globale për vitin 2016, të publikuar dje nga Credit Swisse, totali i pasurisë së shqiptarëve është 21 miliardë dollarë. Pasuria për çdo të rritur shqiptar është rreth 9200 dollarë.

Pasuria e të rriturve shqiptarë është shumë më e ulët se mesatarja botërore prej rreth 52.8 mijë dollarë dhe ndër më të ulëtat në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë.

Të dhënat tregojnë se viti kur të rriturit shqiptarë janë vlerësuar se kanë pasur pasurinë më të lartë është fundi i 2007-s, me 14,865 dollarë. Më pas, fillimi i krizës globale duket se ka varfëruar dhe shqiptarët, që panë një rënie të pasurisë së tyre, për të arritur në 9200 dollarë në fund të 2010.

Tejkalimi i krizës bëri që pasuria të përmirësohej, duke u ngjitur në 10,195 dollarë në fund të vitit 2013. Më pas kemi sërish rënie, për të zbritur në 8,713 dollarë në 2015-n, niveli më i ulët ky që nga viti 2003. Ndonëse në 2016-n u raportua rritje, për të arritur në rreth 9200 dollarë, pasuria e shqiptarëve në 2015-2016 vlerësohet, sipas raportit, që të jetë më e ulëta e dekadës së fundit.

Paraardhëse

Veterani i PE: Britania të mos “fusë hundët”

Pasardhëse

Seuli dhe Tokio bashkëpunim historik prej Luftës së Dytë Botërore

Pasardhëse

Seuli dhe Tokio bashkëpunim historik prej Luftës së Dytë Botërore

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.