• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, ish-ministri parashikon çfarë mund të ndodhë me virusin dhe bën thirrje: Kjo gjë duhet bërë para vjeshtës

28 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i bujqësisë së LSI, Edmond Panariti thotë se askush nuk e di çfarë do të ndodhë me pandeminë e COVID-19, por Shqipëria duhet që të çojë numrin e shtretërve reanimatorë në shkallë vendi në spital, deri në 2 mijë para vjeshtës.

Më tej ish- ministri thotë se që sistemi shëndetësor mos futet në kolaps në rast vale të dytë, duhet që të sigurohen stoqe barnash antivirale si dhe stoqe rezervash ushqimore në rast të një paralize të ripërsëritu të tregtisë ndërkombëtare.

Postimi i Panaritit:

“Çfarë pritet të ndodhë me pandeminë covid-19? Ku jemi ne?

Besohet ende se rritja e ndjeshme aktuale e numrit të rasteve të reja me coronavirus në botë, përfshirë edhe vendin tonë lidhet me lehtësimin e masave karantinore dhe jo me valën e dytë të infeksionit.

Por ka që mendojnë se edhe mund të mos jetë kështu!

Por a ndodhemi në “dallgë” apo gjëndemi ende jashtë saj dhe a priten “cuname” në vjeshtë ? Mbetet për tu parë!

Si rregull epidemiologjik sa më gjatë të qarkullojë infeksioni në popullata aq më i lartë është probabiliteti i “valëve” apo “dallgëve” të reja të infeksionit.

Sipas CDC amerikane dhe Anthony Faucit të task forcës Amerikane, është e mundur që këtë vjeshtë apo prag dimri të përfshihemi nga “dallga” e dytë.

Cilat do të jenë pasojat? Askush nuk mund ta thotë.

Por shtetet po përgatiten shumë fort dhe seriozisht me kapacitete spitalore, shtretër reanimacioni, stoqe medikamentesh antiviralë. etj.

Sepse vaksina edhe nëse do të prodhohet duket ende larg.

Historia e gripit spanjoll të para 100 viteve, na kujton se vala e dytë ishte më agresive dhe vrastare se e para.

Njerëzimi mori frymë dhe u relaksua në korrik gusht të para 100 viteve për tu infektuar rëndë në tetor, nëntor.

Prandaj duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në spitale në shkallë vendi në 2000 deri para vjeshtës.

Që të mos futemi në kolaps në rast të një cunami infektiv të papritur.

Të sigurojmë stoqe barnash antivirale dhe stoqe rezervash bazë ushqimore në rast të një paralize të tregtisë ndërkombëtare.

Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit.”, shkruan ai.

Paraardhëse

“Ky është halli ynë më i madh”, Ylli Manjani ‘thumbon’ që në mëngjes

Pasardhëse

Pse Bashkimi Evropian mund të mos i hapë kufijtë me Shqipërinë pas 1 korrikut?

Pasardhëse

Pse Bashkimi Evropian mund të mos i hapë kufijtë me Shqipërinë pas 1 korrikut?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.