• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“COVID-19 ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike”, kardiologu i njohur tregon momentin e vështirë të operimit të pacientes me Covid-19

11 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kardiologu i njohur Edvin Prifi ka deklaruar se virusi ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike. Ai theksoi se kanë pasur raste të pacientëve me koronavirus që i ka operuar.

“Në duhet të kuptojmë një gjë, me të mirat e të këqijat që ka vendi ynë, ne disponojmë vetëm një qendër universitare. Është i vetmi vend ku trajtohen shumica e sëmundjeve, është qendra e vetme terciare e avangardës dhe është normale që një qendër e tillë për sa kohë qëndron e hapur, dhe do qëndrojë e hapur për sa kohë ne nuk e kemi luksin e vendeve të tjera evropiane si Britania, që jo më larg se dy tillë më parë u mbyll një spital për shkak të rasteve të paraqitura, në QSUT vijojmë punën sepse një spital me 1400 shtretër me 3500 punonjës me hyrje dalje të domosdoshme për të trajtuar sëmundje të tjera vdekje prurëse është normale të kemi raste të kontaminimeve.”, tha Prifti në emisionin ‘Kjo Javë’ ndërsa foli mbi rastin më të fundit, të konstatuar në shërbimin e kardiokirugjisë.

“Rasti më i fundit është një paciente e cila u transferua nga kardiologjia në kushtet e urgjencës, u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të valvulave të zemrës dhe u operua nga ekipi ynë, operacioni shkoi mirë. Nuk kishte asnjë shenjë, por pati një situatë temperature dhe në këto kushte ne kërkuam tamponin, i cili doli pozitiv. Pacientja transferohet në sëmundjet infektive, aktualisht është mirë. Nëse do ketë nevojë për shërbim kirurgjikal ne do shkojmë të mbrojtur dhe ajo do marrë shërbimin.

Por nuk është rasti i vetëm, jo më larg se një muaj më parë kemi patur një paciente tjetër e cila u diagnostikua e kontaminuar, u morën masat u izolua para interventit, kaloi në infektiv kaloi fazat, sot ka dalë negative dhe kemi programuar intervention e saj në një kohë sa më të shpejtë. Nuk duhet të marrë kjo cështja e të qenit pozitiv si një çështje që duhet të mbyllen shërbimet, absolutisht. Ne duhet të bashkëjetojmë dhe ta luftojmë këtë sëmundje por duke patur parasysh që spitalet duhet të jenë funksionale duke respektuar masat, duke izoluar që kontaminimi të reduktohet maksimalisht.’, theksoi Prifti, ndërsa foli për një tjetër karakteristikë të re të hasur me Covid-19.

“Çuditërisht COVID-19 ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike të post paster, që një sëmundje infektive bën batërdinë në ata që kanë imunitetin më të ulët. Në fakt ka të dhëna që grupe të caktuara pacientësh, që shkencërisht kanë imunitet më të ulët, nuk na rezulton të kenë vdekshmëri më të lartë në nivel botëror. Ky do kërkoj disa studime, por kemi një vdekshmëri jo më të lartë se normalja te pacientët me AIDS, tek fëmijët e vegjël te toksikodipendentët, te pacientët me hepatit, etj dhe këto janë elementë të reflektuara në studimet e fundit, dhe shkencëtarët janë duke u munduar të gjejnë në shpjegim logjik dhe pse jemi shkëputur pak nga mjekësia klasike.”, pohoi ai.

Paraardhëse

“Ka ardhur momenti që kjo masë të bëhet e detyrueshme për të gjithë!” Pëllumb Pipero del me kërkesën urgjente

Pasardhëse

Deputetja paralajmëron zhvillime të reja! Do krijojë parti? Rudina Hajdari: Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re

Pasardhëse

Deputetja paralajmëron zhvillime të reja! Do krijojë parti? Rudina Hajdari: Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.