• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Çmimet në Shqipëri rriten sa dyfishi i BE në nëntor

11 December, 2023
në Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bashkimin Europian ishte 10.1 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.9 për qind.

Në nëntor të këtij viti 2023 inflacioni mesatar në BE arriti në 2.4%, ndërsa në Shqipëri treguesi ishte 3,9 për qind.

Siç tregojnë të dhënat inflacioni mesatar në BE ka rënë më ritme shumë më të shpejta se sa në Shqipëri, e cila po renditet këtë fund-vit në mesin e vendeve me inflacionin më të lartë në BE.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se inflacioni i lartë në BE, i cili u shkaktua pas luftës në Ukrainë kryesisht nga çmimet e larta e të energjisë u stabilizua më rënien e çmimeve.

Në Shqipëri inflacioni udhëhiqet nga problemet strukturore të ekonomisë së vendit ku prodhimi sidomos ushqimet janë në një ofertë më të ulët se kërkesa duke e bërë inflacionin e rezistues edhe pse Banka e Shqipërisë po ndjek një kurs shtrëngues të politikës monetare.

Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2023 është 3,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,9%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2023, krahasuar me Tetor 2023 është -0,2%, ndërsa në BE-0.4%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,37 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,36 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,25 pikë përqindje .

Krahasuar me muajin Nëntor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,1%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 2,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,8%. Gjithashtu çmimet në grupet e “Shërbimi arsimor” ndryshuan me 2,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9%, “Shëndeti” me 1,0% dhe “Komunikimi” me 0,5%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,2%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 9,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “mish” me 7,1%, “peshk” me 2,7%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6%, etj.

Krahasuar me muajin Tetor 2023, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,9%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4%, “Transporti” me 0,3%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2% dhe “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,2%, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. /Monitor

Paraardhëse

Neuropsikiatri Agani: Ky është rreziku që vjen nga “Big Brother”

Pasardhëse

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Pasardhëse

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.