• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çmenduri në Bypass-in e Fierit, shoferi fluturon me 244 km/h

12 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.

Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në Bypass-in e Fierit-Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h;

Në aksin rrugor Levan –Tepelenë-Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h

Njoftimi i plotë:

“78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë.

112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Masa administrative për:

45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe 30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.

Nisur nga shpejtësitë tejet të mëdha të evidentuara që janë rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet akoma më shumë, duke gjetur forma sa më efikase me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe jo shtimin e numrit të masave administrative.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë. Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!”, thuhet në njoftim.

Paraardhëse

Një tjetër afrim te Vllaznia, legjenda e klubit shkodran i bashkohet stafit teknik të Mirel Josës

Pasardhëse

Vëllai humbi jetën, motra e Aleksandër Sadikajt prek me dedikimin: Më merr të ikim të dy, sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty

Pasardhëse

Vëllai humbi jetën, motra e Aleksandër Sadikajt prek me dedikimin: Më merr të ikim të dy, sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.