• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ç’janë këto, ej mi!” Plas keq sherri në Kuvend, ministrja Balluku i kthehet ashpër Ralf Gjonit: Përdoreni diku tjetër këtë

20 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
396
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja Belind Balluku dhe deputeti opozitar Ralf Gjoni kanë debatuar sot në Kuvend me tone të ashpra teksa po diskutonin për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.304, date 15.07.2010 “Per sektorin minerar ne Republikën e Shqipërisë” te ndryshuar””.

Gjoni shprehu habi dhe nuk i kurseu akuzat se pse ky parlament duhet të votonte një projektligj kaq me rëndësi, kur në fakt sipas tij i takonte parlamentit të ri. Mes të tjerash ai shtroi pyetjen se kush kompani fshihet pas që po favorizohet me miratimin e këtij projektligji.

“Në parim nuk është keq që të diskutojmë për sektorin minerar, se jemi vend i pasur. Por më shqetëson fakti zoti kryetar që këto lloj ligjesh që unë i gjykoj të rëndësishme e vijnë në parlamentin tonë. Kolegët më mirëkuptojnë. Roli ynë sot është që të merrem me minimalen e legjislacionit dhe komisionet me rëndësi t’ja lëmë parlamentit që vjen pas 25 prillit. Zonja ministre kur e sponsorizon këtë ligj? Kush kompani ishte e interesuar që ky ligj kalojë tani në maj. S’duhet të ishim këtu si deputetë, pasi nuk përbën sens. Populli ka votuar parlamentin e ri, dhe jo të krijohet në shtator. Në raportin e fundit të Transparencë Internacional; thuhet se shteti është i kapur. Flitet për një fenomen të frikshëm që për mua është indikator i klektokracisë, fenomeni i sponsorizimit të ligjeve nga aktorët privatë dhe përdorimi i parlamentit si zyra noteriale për interesa oligarkike. Nuk shoh që të përballemi me emergjencë që të diskutojmë këto ligje. Por a na përket ne e drejta morale që të votojmë nisma kaq të rëndësishme. Unë do e investigojë këtë ligj dhe aktorët që mund ta kenë sponsorizuar, përmes kanaleve dhe burime vetë. Për të parë se çfarë po ndodh në këtë republikë. Pse ne po përdoremi për të mbushur xhepat e këtyre individëve në Shqipëri.”, – tha ai.

Ndërkohë, ministrja Balluku në replikën e saj iu drejtua Gjonit se fushata elektorale kishte mbaruar. Sipas saj ky projektligj ishte diskutuar në komision dhe tashmë ishte koha që ai të miratohej.

“Fushata elektorale ka përfunduar, për sa kohë që është parlamenti vazhdon detyrën dhe ju keni marrë mandatin bëni si bëni dhe çojeni deri në fund. Këto pyetje retorike i shkonin fushatës elektorale. Unë të dëgjova pa ju ndërprerë kështu që ‘ej, ej’ përdoreni diku tjetër. Tonin e kam të shkëlqyer, siç kam dhe fjalën pa të ofenduar. Pyetje retorike….çe ke këtë ‘ej, ej? Këto pyetje skaduan në fushatë elektorale. Fushata elektorale ka përfunduar. Këto me sponsorizime i dini ju më mirë, se siç duket keni funksionuar ashtu. Ne sjellim ligjin këtu. Ralf ti je djalë me edukatë pse duhet me ‘ej, mi’. Nuk punojmë me sponsorizime, ne i sjellim në komision. Keni pasur kohën për të diskutuar këtë projektligj dhe sot është dita për ta votuar.”, – tha Balluku.

Paraardhëse

“Kjo është prova e zjarrit për PD-në”, analisti i njohur zbulon se çfarë ka përgatitur Amerika për Sali Berishën

Pasardhëse

Jo vetëm Berisha! Kush janë politikanët “VIP” të shpallur “non-grato” nga SHBA

Pasardhëse

Jo vetëm Berisha! Kush janë politikanët “VIP” të shpallur “non-grato” nga SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.