• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Cilët ullinj duhet t’i konsumojmë, jeshilë apo të zinj

12 November, 2018
në Shëndet
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ngjyra e ullinjve shpesh përbën një faktor në përzgjedhjen e këtij fruti të rëndësishëm, si në rastin e njerëzve që janë të ndarë mes çokollatës së zezë apo asaj me qumësht.

Zgjedhja mes dy ullinjve është tërësisht personale, por me ullinjtë njerëzit gjithnjë anojnë ndaj atij me ngjyrë jeshile.

Ndryshimi mes ullinjve të zinjë dhe jeshilë

Fama e ullinjve për vlerat mjekësore dhe ushqyese nuk është zbehur prej shekujsh. Këto fruta rriten me bollëk në Mesdhe dhe në Shqipëri por edhe në Azinë qendrore dhe Afrikë.

Ndryshimi mes ullinjve të zinj dhe jeshilë është minimal. Në fakt bëhet fjalë thjesht për nivelin e pjekjes. Ullinjtë jeshilë janë të papjekur mirë, ndërsa ato të zinj janë të pjekur tërësisht.

Një tjetër dallim mes të dyve është se ullinjtë e gjelbër duhen futur në ujë me kripë, ndërsa ullinjtë e zinj nuk kanë nevojë për tretësirë kripe.

Ullinjtë jeshilë përmbajnë më shumë vaj se ullinjtë e zinj. Ullinjtë jeshilë janë më të fortë dhe kanë më shumë lagështirë, ndërsa ullinjtë e zinj janë të thatë, por kanë shije më të butë.

Shefat e kuzhinës kanë preference të ndryshmë në përdorimin e ullinjve jeshilë ose të zinj në menutë e tyre. Shumica përdorin ullinjtë jeshilë për t’u dhënë menuve të tyre një shije pak më të hidhur.

Ullinjtë jeshilë nuk gatuhen as nuk piqen, ndërkohë që ullinjtë e zinj përdoren në gatimet me bazë mishi, sallata, pica dhe panine me brumë pice.

Ullinjtë jeshilë kombinohen me turshi, kaperi, sardele, bajame dhe speca për mbushje të ndryshme, ndërkohë që ullinjtë e zinj jo. Në aspektin e vlerave ushqyese, ndryshimi mes ullinjve jeshilë dhe atyre të zinj është gjithashtu minimal.

Përdorimet në kuzhinë

Ullinjtë e zinj nga ana tjetër përdoren gjërësisht për sallata, pica, makarona dhe gatime të tjera mesdhetare.

Ullinjtë e zinj mund të mos jenë origjinal të zinj. Tingëllon çuditshëm, por ashtu është. Shqipëria prodhon kaq shumë ullinj sa një fenomen i tillë falsifikimi ngjyrash nuk ndodh në vendin tonë.

Megjithatë në vende ku ulliri importohet ndodhin gjëra të çuditshme. Shija e ullinjve të zinj është e thellë, por shpesh konsumatorët e huaj kanë hasur ullinj pa shije apo aromë.

Gati të gjithë ullinjtë e zinj të importuar dhe paketuar që shiten nëpër markete, janë thjesht ullinj jeshil të ngjyrosur.

Nëse merrni ullinj të papjekur dhe i zhysni në solucione me bazë alkaline apo ujë të oksigjenuar, atëherë ato do të nxihen.

Më pas, përdoret një kimikat që rregullon ngjyrën e ullinjve përpara se ato të paketohen në tretësirë me kripë.

Etiketa e këtyre produkteve, sigurisht që nuk e përfshin këtë informacion, duke qenë se në teori bëhet fjalë për përpunim se sa thjesht një ngjyrosje. /Lajme.al

Paraardhëse

Shqpitare doni te largoheni nga vendi? Ja nje mundesi e arte per te marre pasaporten zvicerane

Pasardhëse

Siguroi paratë për tu kuruar në Itali, adoleshentit nga Shkodra nuk i japin pasaportën

Pasardhëse

Siguroi paratë për tu kuruar në Itali, adoleshentit nga Shkodra nuk i japin pasaportën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.