• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Cilësia e parë për një lider, mos të ketë frikë nga ndryshimi”, Meta: Largimi i të rinjve, plagë e madhe sociale

2 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta teksa mori pjesë në ceremoninë e ‘Lutjes së mëngjesit’ në Pogradec dha disa mesazhe për qytetarët shqiptar, ku foli për shpresë për një të ardhme më të mirë për vendin. Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit theksoi se një ndër plagët që po vuan sot Shqipëria është largimi i të rinjve nga vendi, ndërsa nënvizoi faktin se demokracia garanton një shoqëri të drejtë dhe të begatë.

Deklarata e Metës:

“Janë vlerat ato që do të na ndihmojnë për të kapërcyer vështirësitë aktuale dhje për të ndërtuar një shoqëri më të qëndrueshme dhe njerëzore. Teksa ndodhemi në Pogradec kujtojmë edhe fjalët e të madhit Lasgush Poradeci: Të gjithë marrin jetë prej flakës që ndrin”. Janë këto vlera që do të na ndrijnë të ardhmen. Në fund të fundit të rinjtë tanë mund të ikin kudo në të gjithë botës dhe mund të gjejnë të mira materiale, por atdhe nuk gjejnë dot. Ai është këtu! Procesi i integrimit të vendit në BE kërkon që të kemi demokraci më të madhe institucionale, një shtet të së drejtës, ku respektohen të drejtat individuale dhe ku ruhet pasuria njerëzore. Vendi ynë po përballet me sfidën më të madh të largimit të rinisë, kjo është plagë e madhe sociale dhe është sfidë serioze për të ardhmen e vendit.

Të rinjve do t’ju duhet t’ju ofrojmë më shumë shpresë dhe të arsimuarve vende pune, për të sjellë progres për vendin tonë. Vlerat e demokracisë janë udhërrëfyes për vendin tonë. Vendimmarrje gjithëpërfshirëse, dhe drejtësi shoqërore, pasi ‘ka të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet’, thuhet te fjalët e urat. Sa i takon debatit, ‘mendimi i ri, truri i ri’ dua t’ju kujtojë se ne në Shqipëri kemi pasur përvojën e ‘njeriut të ri’ që na la pasojën katastrofike. Sa i takon debatit për lidershipin, do theksoja se lidershipi në radhë të parë kërkon kurajo, karakter, moral dhe forcë. S’mund të ushtrohet lehtësisht nga kushdo. Cilësia e parë për një lider është se nuk duhet të ketë frikë nga ndryshimi dhe se duhet të ndjekë rrugën e ndryshimit. S’duhet të ndjekë ndryshimin, por të bëjë shumicën drejt ndryshimit, t’i bindë ata. Kam dhe një lutje që e kam përzemër, pasi kemi përvoja të tjera. këtë e kam për të gjithë ju dhe ata që vuajnë shumë në luftën e tyre të përditshme për çështje të drejta; Zoti i bekoftë vuajtjet e të gjithë njerëzve që luftojnë për të drejtat, pasi kjo i shërben të gjithëve!”, pohoi Meta.

Paraardhëse

Yuri Kim jep lajmin fantastik në krah të ministres Balluku: Ditë historike për Shqipërinë, këto janë 3 prioritetet e SHBA-së

Pasardhëse

“Air Albania” pritet “zjarr”, Shqipëria “presion” Polonisë me tifozë

Pasardhëse

“Air Albania” pritet “zjarr”, Shqipëria “presion” Polonisë me tifozë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.