• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Cilat janë zonat me riskun më të lartë elektoral 2021? Po ato më të qeta? Zbardhet lista e qyteteve dhe bashkive (FOTO)

28 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
101
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjedhjet janë në nivel kombëtar, por midis 61 bashkive ka zona që kanë risk më të lartë dhe më të ulët elektoral. Ne vijojmë të kemi disa kandidatë me CV normale, por edhe kandidatë me rekorde negative të integritetit, kandidatë “të fortë” dhe stafe mbështetëse informale me rekorde edhe kri.minale.

Prej vitit 2015 Instituti i Studimeve Politike (ISP) harton dhe publikon hartën e zonave të riskut elektoral, bazuar në kritere standarde që lidhen me specifikat e zonave, kandidatët, stafet elektorale, rivalitetin, ekzistencën e grupeve kriminale me lidhje politike, të biznesmenëve në fushatë, etj.

Qytetarët, media dhe partitë politike në zona e kanë të lehtë të identifikojnë dhe kuptojnë përse zona e tyre elektorale ka këtë vend të përcaktuar në renditje nga ekspertiza e ISP.

Për hartimin e hartës së riskut elektoral 2021, stafi i ISP ka analizuar kandidatët, partitë, stafet elektorale, rezultatet në vite, specifikat e zgjedhjeve në secilën bashki, problematikat lokale dhe në fund, si bashkim i të gjithë treguesve është bërë renditja e zonave me riskun më të lartë elektoral.

Analiza është bazuar edhe në treguesit e cilësisë së kandidatëve, ekzistencës së kandidatëve me rekorde negative, në nivelin e rivalitetit midis partive në zonë, në qenien ose jo bastion, në rolin e kandidatëve / biznesmenëve aktiv në zonë, në numrin minimal të votave për mandatet përcaktuese, në synimin e fortë politik për një mandat, në konfliktet e ndryshme lokale, në specifikat e zonës dhe në probleme në zgjedhjet e mëparshme.

Zonat me riskun më të lartë? Kryesojnë bashkia Elbasan, ndjekur në të njëjtin nivel nga bashkia Durrës (periferia) dhe bashkia Shijak, më tej në të njëjtat kuota bashkia Krujë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër (periferia), bashkia Vau i Dejës, bashkia Kavajë dhe bashkia Vlorë (zona specifike). Në listën e 15 bashkive me riskun më të lartë bëjnë pjesë edhe bashkitë Dibër, Kamëz, Lezhë, Malësi e Madhe, Peqin, Berat, etj.

Nga ana tjetër, zonat me nivelin më të ulët të riskut zgjedhor janë bashkitë Pustec dhe Delvinë, Përmet dhe Gramsh, Patos dhe Kuçovë, Dimal dhe Tropojë, Konispol dhe Kolonjë, Divjakë dhe Memaliaj, Libohovë dhe Maliq, Korçë dhe Këlcyrë.

Paraardhëse

“Rama si një rraqe për t’u hedhur!” Gjekmarkaj: Si saraj personal e ka bërë Shqipërinë

Pasardhëse

Edhe pse çdo natë në ekran, Eni Vasili e paska fshehur shumë mirë shtatzëninë, moderatorja në pritje të binjakeve (FOTO)

Pasardhëse

Edhe pse çdo natë në ekran, Eni Vasili e paska fshehur shumë mirë shtatzëninë, moderatorja në pritje të binjakeve (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.