• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Cilat janë momentet më relaksuese për Fatmir Limajn?

8 January, 2016
në Kosovë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Cilat janë momentet më relaksuese për Fatmir Limajn?

Viti që lamë pas për kryetarin e Nisma për KosovëFatmir Limaj ka qenë viti më i vështirë që ka kaluar Kosova që nga pas lufta. Koalicioni qeverisës, siç është bërë, për liderin e Nismës që nga fillimi është pritur që të mos jetë koalicioni për qytetarë, por koalicion i dështimeve e zhgënjimeve të mëdha.

Mirëpo në një intervistë për KosovaPress, Limaj ka deklaruar se momentet e vetme relaksuese i gjen atëherë kur sheh nipin dhe mbesën e tij, e të cilët atij i falin shumë dashuri dhe e bëjnë të harrojnë çdo vështirësi apo lodhje që mund t’i sjellin angazhimet e tij të përditshme politike.

Ai është i bindur se vitit 2016 do të jetë vit kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë pa viza, e kjo jo falë përpjekjeve të Qeverisë por të turpit që ka bërë Evropa me vendin tonë.

Për Limajn, 2015 përveç që do të mbahet mend si viti më i vështirë për vendin, do të ketë edhe një kujtim të mirë, bashkimin e opozitës.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për rolin që ka pasur presidentja Atifete Jahjaga në zgjidhjen e krizës politike në vend dhe për mundësinë që Hashim Thaçi të bëhet pasardhës i Jahjagës në këtë post.

Sipas tij, nëse nuk do të ishte vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dy marrëveshjet tashmë të kontestuara nga opozita, ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, vendim ky që shprehu mospërputhjen e këtyre marrëveshjeve me Kushtetutën e vendit, nuk do të kishte për çka të kujtohet ky vit.

Se bashkimi i opozitës nuk ishte vetëm për interesa të ngushta apo partiake ka qenë i papritur nga shumë skeptik këtë e pohon Limaj, i cili tha për KosovaPress se ndonëse opozita është e bashkuar, ata asnjëherë nuk e kanë mohuar që në disa çështje kanë edhe qëndrime të ndryshme nga njëri-tjetri, dhe pikërisht për këtë janë edhe tri parti të veçanta e të ndara në koncepte e programe, e të bashkuara për tema nacionale.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, sipas tij, në tejkalimin e krizës politike ka pasur rol për të dëgjuar zërin e mbi 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar për t’i thënë jo dy marrëveshjeve për Asociacionin dhe demarkacionin. Ajo siç thotë Limaj nuk ka mundur më të qëndroi e heshtur karshi kësaj situate duke dërguar kështu në Kushtetuese marrëveshjen e parimeve lidhur me Asociacionin.

Zgjedhja e Thaçit si president i vendit, pasi që Jahjaga ta përfundojë mandatin e saj në fillimit të tre mujorit të parë të 2016-ës, sipas Limajt nuk është pjesë e preokupimeve dhe agjendës së opozitës. Gjithçka që ndodh me këtë proces, me zgjedhjen e presidentit të ardhshme të vendit për të është çështje e fatit të individëve, fat personal e dëshirë individuale.

Për të mbetet më e rëndësishme ajo që Kosova nuk mundet më të qeveriset nga njerëz që kanë shkelur Kushtetutën dhe se të njëjtit duhet të japin dorëheqje.

I pari i Nismës për të mos prishur atmosferën festive nuk deshi të ndalej shumë në proceset gjyqësore nëpër të cilat ai aktualisht është duke u përballur, atë për rastin e njohur si “ Kleçka” dhe “ rastin e MTPT-së”. Limaj theksoi se ai vazhdimisht ka kërkuar vetëm të respektohet ligji dhe drejtësia.

Edhe pse në moshë është i ri, Fatmir Limaj i martuar në moshën 18 vjeçare për herë të parë dhe tash pas vdekjes së bashkëshortes është martuar sërish, ka përjetuar ndjenjën e të qenit gjysh dhe atë, gjysh i një mbese dhe një nipi. Prezenca e tyre në jetën e Limajt paraqet atë që nuk do ta besonte derisa vet e provoi, e se fëmija i fëmiut është shumë i dashur, madje më shumë se fëmiu yt.

Ai është i bindursenë vitin 2016 qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Shengen, por se kjo nuk do të ndodh për shkak të angazhimit të Qeverisë së Kosovës./KosovaPress/

Paraardhëse

Pacolli: Kryeministri Mustafa ka vetëm tre rrugë

Pasardhëse

50 ngjarjet më të rëndësishme / Nga rënia e komunizmit, te Gërdeci e Droni

Pasardhëse

50 ngjarjet më të rëndësishme / Nga rënia e komunizmit, te Gërdeci e Droni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.