• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Çfarë tregoi “përgjimi” i STOP?

16 November, 2016
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Blendi Fevziu 

Stop ka goditur sërish. Emisioni investigativ në Tv Klan ka publikuar pak minuta më parë një bisedë mes Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Çlirim Hajdarmatajt, Drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë. Thelbi i bisedës së tyre, pra thelbi i bisedës mes një vartësi dhe shefit të tij, nuk ka të bëjë as me ndonjë problem të administratës shëndetësore, as me çështje që lidhen me problemet e shtetit dhe as me punën që kryejnë të dy. Bëhet fjalë për një pakënaqësi të ministrit për angazhimin partiak të Hajdarmatajt; bëhet fjalë për faktin që ky i fundit nuk ka marrë pjesë në një mbledhje të asamblesë së PS dhe për këtë Ministri i kërkon llogari.

Ilir Beqja nuk i kërkon llogari si një partiak partiakut sepse në parti të dy kanë një status thuajse të barabartë. Beqja i kërkon llogari si shefi vartësit për një problem që nuk ka asnjë lidhje me detyrën për të cilën ata të dy paguhen. Çështja nuk mbaron këtu, edhe pse me kaq, do të ishte një përzjerje e panevojshme dhe e patolerushme e problemeve të shtetit dhe administratës me ato të PS. Sipas dëshmisë së Hajdarmatajt pas kësaj bisede ai është shkarkuar nga detyra që mbante dhe në Tiranë i kanë thënë që kjo nuk ka lidhje me rezultatin e tij në punë, por me një vendim të partisë.

Thënë ndryshe, që në fillim e deri në fund, përgjimi dhe rasti është një shkelje e rregullave të funksionimit të administratës publike; një përdorim politik i saj dhe mbi të gjitha, një njësim i shtetit me partinë. Edhe pse këto gjëra kanë ndodhur rëndom në Shqipëri, pas aprovimit me konsensus të një ligji në 2013 besohej që kjo gjë, në mos do të mbaronte së paku do të kufizohej në maksimum. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Veta Hajdarmataj ka ardhur në krye të asaj drejtorie, siç e dëshmon edhe vetë në telefonatë falë angazhimit partiak. Ai ka zënë po me shkelje ligji vendin e dikujt tjetër. 3 vjet më pas, ai është edhe vetë viktimë. Për një vend pune, vetëm për një vend, ligji është shkelur 2 herë. Një herë kur u emërua Hajdarmataj si mbështetës i PS dhe një herë kur u shkarkua për mungesë në mbledhjen e Asamblesë. Apo edhe për ndonjë pakënaqësi tjetër partiake. Imagjino sa raste të ngjashme duhet të ketë në gjithë administratën shtetërore dhe imagjino se si duhet të jetë kthyer ajo sot në një bastion militantësh. Militantësh që për të mbajtur vendin e tyre të punës, nuk duhet t’i shërbejnë qytetarëve, nga taksat e të cilëve paguhen, por partisë që i emëron!

Rasti dëshmon jo vetëm atë që e besojnë dhe e denoncojnë të gjithë; pra si bëhesh pjesë e administratës dhe si bën karrierë në Shqipëri; por edhe diçka tjetër. Që ligji në këtë vend nuk ka asnjë vlerë dhe se ligjin në këtë vend e bëjnë dhe e shkelin vetë partitë.

Paraardhëse

Përgjimi / Beqaj shkarkon drejtorin pse nuk vajti në mbledhjen e PS (VIDEO)

Pasardhëse

Komentuesit shpërthejnë ndaj Ilir Beqajt: Suksese në Jetë!

Pasardhëse

Komentuesit shpërthejnë ndaj Ilir Beqajt: Suksese në Jetë!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.