• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Çfarë pritet të ndodh më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë? Zbardhen detajet e shumëpritura

17 June, 2020
në Kosovë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Express shkruan se takimi i 27 qershorit i Kosovës dhe Serbisë i caktuar nga administrata e Trump do të zgjas 3 ditë. Mbi 90 përqind, aty do të dominojnë temat ekonomike, për të cilat amerikanët do të përpiqen të sigurojnë një marrëveshje ndërmjet palëve.

Emisari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell, befasoi shumëkënd të hënën, kur publikoi datën e takimit Kosovë -Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Në radhë të parë data e takimit ishte e papritur edhe për europianët të ciltë kishin nisur emisarin e tyre, sllovakun, Lajcak drejt Prishtinës, i cili po ashtu po planifikonte t sillte datën e takimit ndërmjet palëve në Bruksel. Por, udhëtimi i tij u komplikua në Zvicër dhe Lajcak arriti në destinacion jo me pak peripeci.

Grenell në cilësinë e të ngarkuarit me punën e bisedimeve para pandemisë ka arritur t’i bindë Kosovën dhe Serbinë për dy marrëveshje, njëra për vendosjen e një linje ajrore Prishtinë -Beograd dhe tjetra për hekurudhat.

Pala kosovare, e as ajo serbe ende nuk i kanë caktuar delegacionet që do të shkojnë në kryeqytetin amerikan por pritet që atje do të udhëtojnë Presidentët dhe Kryeministrat e dy vendeve.

Kryeministri Hoti sot duke folur për këtë temë ka thënë se paraprakisht ka marr vesh se atje nuk do të ketë një marrvëeshje të gatshme që vetëm do të nënshkruhet, duke lënë të kuptohet se palët do të zhvillojnë negociata.

Takimi i Washingtonit do të zgjas 3 ditë dhe në fokus do të jenë cështjet ekonomike, më saktë mbi 90 përqind e përmbajtjes së tyre.

Por, mbetet e paqartë nëse pas këtij takimi amerikanët do të organizojnë edhe një tjetër pas këtij raundi.

“Mbetet e paqartë a do të ketë raund të dytë të bisedimeve para zgjedhjeve në SHBA” ka thënë një burim.

Se ekonomia do t dominoj në këtë event ka thënë kohë pas kohe edhe Grenell ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe Vuçiq i cili dje tha se amerikanët janë të interesuar për cështjet ekonomike.

Sido që të jetë zyrtarisht as në Prishtinë as në Beograd s’kanë dhënë detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Ndryshe, Lajcak i cili po ashtu po përpiqet t’i rikthej palët për bisedime në Bruksel ka thënë se tashmë i ka datat dhe agjendën për bisedime, por s’ka folur më shumë.

Grenell në postimin e tij ku bëri me dije se ka ftuar palët në Ëashington ka lënë të kuptohet se amerikanët do të insistojnë fort për marrëveshje.

“Nëse ndonjëra palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, atëherë ato do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në zhvillimin e ekonomive. Ky është përqendrimi. I pres me padurim këto diskutime” ka shkruar emisari amerikan të hënën.

Për ngjarjen mbrëmë u deklaruar edhe Robert O B’rien Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump i cili paralajmëroi diskutime të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.

Paraardhëse

Zvicër! Kërkohet pronari misterioz i 190 mijë $ flori të harruara në tren

Pasardhëse

Trump paraqet ‘teorinë’ e radhës: Nëse bëjmë më pak testime, do kemi më pak raste me koronavirus

Pasardhëse

Trump paraqet ‘teorinë’ e radhës: Nëse bëjmë më pak testime, do kemi më pak raste me koronavirus

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.