• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Çfarë po ndodh? Shtetet po armatosen rëndë, shpenzime marramendëse për avione e raketa, kjo shifër rekord për herë të parë pas shumë vitesh

27 April, 2020
në Botë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton Instituti Ndërkombëtar i Stockholmit për Studimet e Paqes, SIPRI në raportin e tij aktual vjetor.

Sipas institutit, kjo ka qenë rritja më e madhe vjetore për shpenzimet ushtarake nga viti 2010. Edhe Gjermania ka kontribuar këtu. Me afër 10% ky vend ka rritur mjaft shpenzimet ushtarake krahasuar me vitet e kaluara. Asnjë vend tjetër nuk ka shënuar një rritje të tillë krahasuar me 15 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake.

Max Mutschler hulumton çështjet e armatimit në Qendrën për Transformimin Ndërkombëtar, Bonn International Center for Conversion (BICC), një nga institutet kryesore gjermane për studimet e paqes. Politologu në bisedë me Deutsche Wellen kujton debatin për objektivin 2% të shpenzimeve që ka vënë NATO.

Aleanca vuri si synim para 10 vitesh që vendet anëtare duhet t‘i afrohen synimit që të shpenzojnë 2% të prodhimit të përgjithshëm bruto për mbrojtjen. „Që para ardhjes së administratës së Trumpit, Gjermania ndodhej nën presion të rriste shpenzimet ushtarake. Ky presion po jep efekte. Mëgjithatë duhet thënë, se shpenzimet janë ende larg objektivit 2%”, shpjegon Mutschler.

Rusia si kërcënim

Studiuesi i SIPRI-t, Diego Lopes da Silva, thotë se rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane lidhet edhe me atë se „Rusia po perceptohet gjithnjë e më shumë si kërcënim”. Me shpenzime në vlerë 65,1 miliardë dollarë amerikanë, Rusia zë vendin e katërt në botë. 4% e prodhimit të përgjithshëm bruto shpenzohet për ushtrinë. Krahasuar me këtë Gjermania shpenzon vetëm 1,38%.

Për Lopes da Silva është e qartë, se qeveria e Berlinit me këtë vlerësim nuk është e vetme. Edhe shumë vende të tjera anëtare të NATO-s, e shikojnë këtë zhvillim me shqetësim. Këtë e tregon edhe raporti i SIPRI-t. Gjashtë nga 15 vendet që kanë dhënë më shumë për ushtrinë janë vendet anëtare të NATO-s. Krahas SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe renditen aty edhe Italia dhe Kanadaja. Nëse merren të gjitha këto vende së bashku, atëherë arrihet tek gati gjysma e shpenzimeve ushtarake në të gjithë botën.

Max Mutschler nga BICC ka një shpjegim për këtë. “Shpenzimet ushtarake orientohen nga skenarët më të këqinj”, thotë Mutschler. Në perceptimin e opinionit publik shpesh qëndrojnë konfliktet ekonomike mes shteteve në vend parësor. Në sfond megjithatë qëndron shpata e mprehur e konfliktit ushtarak. “Në rastin e situatës së tensionuar mes SHBA dhe Kinës ne nuk e dimë, nëse do të vijë puna tek një konflikt i armatosur. Por ushtritë e të dyja vendeve e planifikojnë një rast të tillë dhe janë shumë të suksesshme me punën e lobiistëve të tyre.”

SHBA dhe Kina në krye

Vërtet edhe për vitin 2019 shpenzimet ushtarake të të dyja superfuqive janë në krye të listës së SIPRI-t. Në vitin 2019 SHBA me 732 miliardë dollarë amerikane japin 38% të të gjitha shpenzimeve të armatimit në të gjithë botën. Në dy vitet e kaluara amerikanët kanë punësuar 16.000 forca të reja ushtarake. Nga ana tjetër SHBA është fokusuar në modernizimin e programit konvencional dhe atomik.

Edhe Kina i ka rrritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake vitet e fundit dhe me 14% të shpenzimeve të përgjithshme në botë renditet pas SHBA. Krahasuar me vitin 2018, shpenzimet ushtarake të Kinës u rritën me 261 miliardë dollarë amerikanë. Krahas Kinës edhe një fuqi tjetër aziatike ka shtuar shpenzimet ushtarake. India. Në vitin 2019 India i rriti shpenzimet ushtarake me afër 7% në 71,1 miliardë dollar amerikanë.

Për studiuesin e SIPIR-ot, Siemon Wezeman rritja e shpenzimeve indiane ka arsye gjeopolitike. “Situata e tensionuar me vendet fqinje, Pakistanin dhe Kinën janë dy arsyet kryesore, pse qeveria e Indisë i ka rritur kaq shumë shpenzimet ushtarake.” India ka spostuar kështu Arabinë Saudite nga vendi i tretë në renditjen botërore për shpenzimet ushtarake. Vërtet që mbretëria saudite krahasuar me vendet e tjera në Lindjen e Afërt dha më shumë para për ushtrinë, në vitin 2019 61,9 miliardë dollarë, por krahasuar me vitin e kaluar shpenzimet ushtarake ranë me 16%. Krahasuar me “Big Player” shpenzimet ushtarake të vendeve të tjera nuk bien në sy. Vendet e Amerikës Jugore dhanë për shembull „vetëm” 53 miliardë dollarë amerikanë gjithsej, e më shumë se gjysmën e tyre e ka dhënë Brazili.

Paraardhëse

Frika e një pandemie të dytë, studiuesit fillojnë kërkimet në shpellat e lakuriqëve të natës dhe befasohen nga ajo që zbulojnë

Pasardhëse

“Kemi marrë goditje të rëndë”, paralajmërimi i frikshëm i Pandeli Majkos: Nuk krahasohet as me ’97. Ja çfarë na pret në vijim

Pasardhëse

"Kemi marrë goditje të rëndë”, paralajmërimi i frikshëm i Pandeli Majkos: Nuk krahasohet as me ’97. Ja çfarë na pret në vijim

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.