• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Çfarë po ndodh? Alarmohet Athina dhe Brukseli, Turqia bën veprimin provokues në Mesdhe

22 July, 2020
në Rajon
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Turqia ka njoftuar dërgimin e anijeve për të kërkuar naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme të Mesdheut lindor, veprim ky që rrit tensionet me Greqinë fqinje dhe njëkohësisht, veprimi i Ankarasë zyrtare duket se injoron thirrjet e vendeve të BE-së për të mos e bërë këtë, raporton AP.

Nga Athina ka ardhur reagimi i parë, teksa zyrtarë të lartë u shprehën se “Forcat e Armatosura Greke janë në gatishmëri”.

Autoritetet në Ankara u shprehën se anija kërkimore ‘Oruc Reis’ dhe dy anije të tjera ndihmëse, deri më dy gusht do të kryejnë kërkime në jug të ishujve grekë Rodos, Karpathos dhe Kastelorizo.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaki deklaroi se me këto veprime, “Turqia ka rritur agresionin e saj ndaj Greqisë, Qipros dhe Bashkimit Evropian në tërësi”.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Turqia po shton një hallkë tjetër në zinxhirin e veprimeve agresive kundër Greqisë, Qipros dhe gjithë Bashkimit Europian.

Edhe pse aleatë të NATO-s, Greqia dhe Turqia janë në konflikt mbi të drejtën e shfrytëzimit të gazit dhe naftës në Rajonin e Mesdheut.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara po kritikojnë gjithnjë e më shumë Ankaranë për qëllimin e saj për të zgjeruar hulumtimin në fushat që Athina i konsideron të vetat.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili ndërkohë po viziton Athinën, i bëri thirrje Turqisë të shmangë “veprimet provokuese” dhe të angazhohet në negociata me Bashkimin Europian.

”Të sfidosh të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros është të sfidosh ato të Europës”, tha kryeministri grek gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman

Ai gjithashtui bëri të ditur Maasit se, nëse veprimet provokuese të Turqisë vazhdojnë, atëherë vendosja e sanksioneve të BE-së do të jetë përgjigjja e vetme, pasi i takon Turqisë të zgjedhë se cilat marrëdhënie dëshiron të ketë me Greqinë, Qipron dhe Europën.

“Ne kemi një pozicion shumë të qartë: ligji ndërkombëtar duhet të respektohet. Prandaj, përparimi në marrëdhëniet me Turqinë mund të arrihet vetëm nëse Ankaraja shmang provokimet në Mesdheun lindor,” tha Maas pas bisedimeve në Athinë me homologun e tij grek, Nikos Dendias.

Turqia, nga ana tjetër ka akuzuar Greqinë se po përpiqet t’i mohojë asaj të drejtën për kërkimë dhe përfitime prej naftës dhe gazit në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, duke argumentuar se kufijtë e zonës për shfrytëzim tregtar duhet të llogariten “në mënyrë të barabartë” nga linjat bregdetare greke dhe turke, dhe jo nga ishujt grekë.

Duke qenë e inspiruar nga e kaluara e saj osmane si perandori që dominoi për 5 shekuj, Turqia prej kohësh po tenton të shndërrohet në fuqi globale. Te Turqia e viteve të fundit, e udhëhequr nga Erdogan, Perëndimi në përgjithësi dhe, veçanërisht fqinji i saj, Greqia, po shohin “hije kërcënuese” të së kaluarës.

Paraardhëse

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari zbulon detajet për çfarë ranë dakort me PS

Pasardhëse

Pamje apokaliptike, shikoni çfarë ka shkaktuar sot tërmeti 7.8 ballë në Alaskë (VIDEO)

Pasardhëse

Pamje apokaliptike, shikoni çfarë ka shkaktuar sot tërmeti 7.8 ballë në Alaskë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.