• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Çfarë përmban Traktati i Lozanës dhe si u dëmtuan shqiptarët e Greqisë

29 September, 2020
në Shqip+
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti turk, Erdogan kërkoi nga Athina një ditë më parë, ku për herë të parë një president turk viziton Greqinë pas 65 vitesh, se Turqia kërkon rishikimin e Traktatit të Lozanës. Kërkesë kjo e cila u hodh poshtë nga Athina zyrtare, ndërsa hapi mjaft polemika në politikën e brendshme greke.

Por çfarë përmban Traktati i Lozanës?

Traktati i Lozanës ishte një traktat paqeje i nënshkruar në Lozanë, Zvicër, më 24 korrik 1923. Ai e pushoi zyrtarisht konfliktin që kishte ekzistuar midis Perandorisë Otomane dhe Aleatëve: Perandoria Britanike, Republika Franceze, Mbretëria e Italisë, Perandoria e Japonisë, Mbretëria e Greqisë dhe Mbretëria e Rumanisë që nga mbarimi i Luftës I Botërore.

Teksti origjinal i traktatit është në frëngjisht. Ai ishte rezultat i përpjekjes së dytë pas Traktatit të dështuar të Sevres, e cila ishte nënshkruar nga të gjitha palët e mësipërme, por ishte refuzuar më vonë nga Lëvizja Kombëtare Turke e cila luftoi kundër termave të mëparshme dhe humbjes së ndjeshme të terrritorit. Traktati i Lozanës i dha fund konfliktit dhe i përcaktoi kufijë e Republikës moderne Turke. Në traktat, hoqi dorë nga të gjitha pretendimet e Perandorisë së deriatëhershme Otomane dhe në shkëmbim Aleatët njohën sovranitetin turk brenda kufijve të saj të rinj.

Traktati u ratifikua nga Turqia më 23 gusht 1923, nga Greqia më 25 gusht 1923, nga Italia më 12 mars 1924, nga Japonia më 15 maj 1924, nga Britania e Madhe më 16 korrik 1924. Traktati hyri në fuqi më 6 gusht 1924, kur instrumentet e ratifikuara u depozituan zyrtarisht në Paris, Francë.

Shqiptarët në Traktatin e Lozanës

Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jozyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë. Kryeministri i atëhershëm grek Theodors Pangalos i kishte premtuar ambasadorit shqiptar në Athinë Mit’hat Frashëri se popullsia arvanite dhe çame nuk do të prekej nga Marrëveshja e Lausanne-s dhe shqiptarët myslimanë nuk do të quheshin popullsi turke.

Ky ishte një premtim bosh, sepse edhe në vitet në vijim vazhdoi shpronësimi i çamëve. Ministri i atëhershëm i punëve të jashtme i Britanisë së Madhe George N. Curzon e kishte quajur Marrëveshjen e Lausanne-s “një zgjidhje fund e krye të keqe dhe qëllimkeqe, për të cilën bota gjatë njëqind vjetëve të ardhshme do të paguaj një tagër të lartë”.

Pas kapitullimit të gjermanëve në LDB shteti grek i dënoi çamët kolektivisht, duke i dëbuar nga shtëpitë dhe duke ua marrë pronat shumicës së tyre. Historiani i Evropës Juglindore Konrad Clewing i ndan shqiptarët e Greqisë në tri grupe. Në grupin e parë ai i numëron arvanitët, të cilët nga shekulli 13-të deri në shekullin e 15-të me ftesë të sundimtarëve lokalë u vendosën në më shumë se 300 vendbanime në Greqinë jugore, siç janë Atika (rrethina e Athinës), ishujt e Egjeut (p.sh. Hidra) dhe në Peloponez. Banorët e këtyre zonave e quanin veten arbërorë, ndërsa gjuhën që e flisnin – arbërisht.

Me kalimin e shekujve ata kanë përvetësuar emërtimin grek arvanitka. Sipas Clewing-ut numri i arvanitëve në Greqi, bazuar në kriterin e përdorimit të gjuhës dhe të vetëdijes, vlerësohet të jetë mes 150 mijë deri në 200 mijë. Derisa arvanitët e moshuar ende flasin gjuhën amtare, te të rinjtë dominon tendenca e njëgjuhësisë, domethënë ata flasin vetëm greqisht. Asimilimi gjuhësor i arvanitëve është intensifikuar sidomos me urbanizimin e Greqisë.

Në qytete ata i janë përshtatur shumicës greke. Grupin e dytë të shqipfolësve në Greqi e përbëjnë banorët e disa lokaliteteve në zonën kufitare greko-bullgaro-turke. Clewing shkruan se këta shqiptarë janë pjesë e mbetur pas shkëmbimit të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë në vitet 1922/1923, pra në prag dhe pas Marrëveshjes së Lausanne-s. Në grupin e tretë të shqipfolësve në Greqi hyjnë çamët (greqisht: tsamides), të cilët jetojnë në veri të Epirit, në kufi me Shqipërinë.

Paraardhëse

Paralajmëroi konferencë të jashtëzakonshme, Lulzim Basha del me deklaratën e fortë: Vendi po përballet me një katastrofë

Pasardhëse

Mediat turke: Ushtria jonë, gati për në front kundër Armenisë

Pasardhëse

Mediat turke: Ushtria jonë, gati për në front kundër Armenisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.