• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Çfarë do ndodhë me Ilir Metën President?

27 April, 2017
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Blendi Fevziu–

Ilir Meta pritet të zgjidhet nesër Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai bëhet kështu, presidenti i shtatë i Shqipërisë Pluraliste dhe padyshim më i dobëti në listën e paraardhësve të tij. Më i dobëti jo për hir të staturës politike, (pas Berishës që drejtoi presidencën në vitet 1992 – 1997, ai është padyshim personaliteti më imponues), por si pasojë e kompetencave që janë sot më të paktat dhe më të reduktuarat që nga viti 1991. Roli i Presidentit u reduktua në mënyrë drastike në Kushtetutën e vitit 1998, ai u reduktua akoma në ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe së fundmi u zhvesh edhe nga pak kompetenca të mbetura në vitin 2016, në ndryshimet që ju bënë pas reformës në drejtësi.

Po përse Meta po lakmon postin e Presidentit? Përse ai po lë një parti që po vinte e bëhej më dominuese në skenën politike shqiptare, gati gati faktor përcaktues dhe po shkon në një zyrë që më shumë i ngjan ceremonialit se sa vendimmarrjes politike? Përgjigja nuk është e thjeshtë, por ajo padyshim ka disa pista.

E para, Ilir Meta e kishte aspiruar postin e Kreut të shtetit që në vitin 2012. Në marrëveshjen e 2013, siç dëshmon në një gazetarët që ka qenë më pranë Ramës dhe Metës, Baton Haxhiu, ndarja e pushtetit ka qenë e tillë: Rama Kryeministër dhe Meta President. Pra, Meta nuk po bën asgjë më shumë, por po shkon në pretendimin e vjetër të tij. Ai e di mirë që ndryshe nga presidentët e tjerë (Përjashto Berishën dhe deridiku Topin), nuk po shkon atje për të mbyllur karrierën politike, por për ta hapur atë edhe një herë. Ai po kërkon një periudhë tranzitore për të krijuar imazhin e njeriut që bashkon palët, duke synuar të mbajë në këmbë edhe LSI. Një President me parti, është gjithnjë shumë më i fortë se sa një President që është propozuar nga partia dhe i humb lidhjet me të. Pra, Presidenca është vetëm një fazë tjetër tranzitore në karrierën e Metës. Së paku kështu duket.

E dyta është koha! Opinion.al që njoftoi sot e para kandidimin e Metës ka qenë e informuar se Meta e pretendonte postin e Presidentit pas zgjedhjeve. Ndërkohë që Rama ishte i prirur ta niste në Presidencë përpara zgjedhjeve. Por situata ka lëvizur me shpejtësi pas refuzimit të opozitës. LSI e humbi datën ligjore të regjistrimit me PS në një koalicion dhe do të detyrohet të dalë në zgjedhje e vetme. Në mungesë të PD, rezultati i përftuar do jetë padyshim i deformuar dhe jo real. Humbëset më të mëdha do të jenë LSI dhe PDIU votat e të cilave nuk do jenë të nevojshme për PS që do ketë vetë votat e domosdoshme për të ngritur dhe mbajtur qeverinë. Në këto rrethana koalicioni pas zgjedhor do jetë formal, por jo funksional. Kësaj gjëje i është trembur Meta. Ai ka llogaritur që pas zgjedhjeve posti i premtuar mund t’i refuzohej apo t’i shmangej, ose mund të përftohej një situatë e re politike e paparashikuar, dhe ka vendosur të garojë tani.

Kjo mazhorancë i ka votat. Meta do të jetë nesër President dhe Rama ka arritur fiks atë që ka dashur. Nxjerrjen qoftë edhe përkohësisht, për 5 vite nga skena politike aktive e njeriut që e kërcënonte më shumë në postin e Kryeministrit. Pas daljes së Metës nga skena, ai ka tashmë vetëm një rival, Bashën.

E treta, nuk dihet se çfarë do prodhojë për politikën vendimi i Metës. Nuk dihet se çfarë do sjellë për LSI dalja nga fushata e Metës, por vështirë që partia e tij, pa të, të arrijë objektivat që kishte vendosur.

Gjithsesi Meta duhet të jetë i qetë sot, por akoma më i qetë duhet të jetë Rama që ja arriti ta shmangë së paku për ca kohë aleatin dhe rivalin e tij brenda mazhorancës! Opiniona.al

Paraardhëse

Edi Rama e konfirmon: Në zgjedhje nuk jemi në koalicion me LSI

Pasardhëse

Rama: Meta është Presidenti i duhur

Pasardhëse

Rama: Meta është Presidenti i duhur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.