Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero, i ftuar në emisionin “Real Story” i pyetur se çfarë duhet të bëjnë njerëzit që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, deklaroi se qytetarët duhet t’ju përmbahen rregullave të qeverisë.
“Gjërat duhet të analizohen pas disa kohësh, pasi gjërat të kenë evoluar edhe pak. Ndodh transmetimi, për shkak se njerëzit ndërveprojnë. Duhet që të presim edhe njëfarë kohe që të shohim si ecin gjërat. OBSH ka kapacitetet për të ndërhyrë në këtë fazë të sëmundjes.
Qeveria dhe OBSH janë këtu për të ndërprerë përhapjen e virusit. Ka shumë rëndësi edhe sesi njerëzit të veprojnë, njerëzit duhet të bëjnë siç iu këshillohet nga qeveria. Njerëzit duhet të mos takohen me dorë, as përqafohen, të mos rrinë shumë veta në një ambient të mbyllur”, tha Gonzales.







Diskutime rreth kësaj post