• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

“Spondiloartropatitë”, sëmundja që prek moshat e reja 20-40 vjeç

12 July, 2017
në Shëndet
0
116
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prof . Asc Kristi Morcka

Spondiloartritet ose spondiloartropatite inflamtore përbëjnë një grup sëmundejesh, të cilat kanë disa karakteristika të përbashkëta siç janë shfaqjet klinike dhe analizat laboratorike. Zakonisht këto sëmundje prekin moshat e reja 20-40 vjeç tek të cilat është vërtetuar dhe predispozita gjenetike .

Shenjat karakteristike të fillimit të sëmundjes janë ato të prekjes së kolonës vertebrale, si dhimbje mesi në mëngjes e cila shoqërohet me ngurtësim që zgjat mbi gjysëm orë (30 min) . Dhimbja dhe ngurtësimi përmirësohen me levizjet e të sëmurit (ai ndihet më mirë në lëvizje) dhe keqësohen në qetësi. Perveç kolonës vertebrale, në disa raste preken edhe kyçet periferike, si : gjunjët dhe supet. Kjo sëmundje mund të prekë dhe organe si, lëkura , zemra dhe sistemi gastrointestinal me diare.

Karakteristika e përbashkët për të gjithë grupin që përmendëm më lart është antigeni i quajtur  HLA – B27 që gjendet pothuajse në të gjitha analizat e marra tek këta të sëmurë. Ky është një tregues gjenetik ndaj kjo është arsyeja që këto sëmundje janë më të shpeshta brenda një familje.

 Cilat sëmundje përfshihen në këtë grup ?

1.Spondilitin ankilozant

2.Artritin proriatik

3.Artritin reaktiv

4.Artritin enteropatik i cili lidhet me sëmundjet inflamatore të zonës (kolitiulceroz etj, )

5.Spondiloartropatite

Spondiliti ankilozant

Është një sëmundje inflamatore, e cila fillon nga kyçi i sacroilikeve (në pjesën e legenit). Gjithashtu mund të preket pjesa koksofemorale, supet dhe gjunjët. Kjo patologji është 3 herë më e shpeshtë tek burrat sesa tek gratë . Diagnoztikimi i saj bazohet në historikun e sëmundjes, në ekzaminimin klinik dhe vërtetohet me rezonancë magnetike. Mjekimi i spondilitit ankilozant ka për qëllim të ndalojë ecurinë e sëmundjes, por duke e alternuar me fizioterapi, e cila ndihmon në forcimin e musklaturës.

Artriti psoriatik

Psoriazis është një sëmundje lëkure. Kjo sëmundje karakterizohet nga disa pllaka të kuqe të mbuluara me luspa të bardha, që zakonisht i gjejmë në bërryla, në gjunjë dhe në pjesën më flokë të kokës. Tek 23% e të sëmurëve me psoriazis shfaqet artrirti, i cili quhet artrit psoriatik. Forma më e shpeshtë e këtij artriti është prekja e dy deri në tre kyçe, me enjtje, dhimbje dhe skuqje. Por gjithashtu në këtë rast kemi dhe forma të tjera, që prekin më shumë kyçe dhe quhet ploiartrit psoriatik.

  Artriti Reaktiv

Ky artrit është më i shpeshti nga sëmundjet inflamatore, që shfaqet në moshën 20-40 vjeç dhe lidhet gjithmonë me një infeksion të mëparshëm (3-4 javë më parë). Pasi kalon ky infeksion tek të sëmuret të predispozuar (me HLA – B27 pozitiv) shafaqet artriti. Prandaj quhet artrit Reaktiv dhe prek gjunjët dhe kyçet e këmbëve, rreth 50 % e të sëmureve kanë dhe prekje të kolonës vertebrale. Këtu futet dhe sindromi Reiter, me tre shenja klinike që janë artrit , uretrit dhe prekje të syrit ( konjuktivit). Artriti reaktiv ka ecuri të mirë dhe për disa muaj ( 6 -12 muaj ) mund të zhduket pa lënë dëmtime të përhereshme.

Artritet Enteropatike

Termi “artrit enteropatik” përdoret kryesisht kur të sëmuret me sëmundje inflamatore të zorrës si prsh “koliti ulçeroz”, shfaqin prekje të kyçeve.                                                                                                                Artriti në këtë rast është i ngjashëm dhe ka karakteristikat e artriteve të përshkuara më lart, me prekje të kyçeve dhe kolonës vertebrale. Ecuria e artritit nuk varet nga ecuria e sëmundjeve të zorrës. Ndërsa mjekimi kryesisht është mjekimi që përdoret për sëmundjet e zorrës .

Paraardhëse

Arnauti bohem

Pasardhëse

Ish ylli i Milanit Clarence Seedorf, vijon të mbetet më i pëlqyeri nga FSHF-ja për të drejtuar kombëtaren shqiptare

Pasardhëse

Ish ylli i Milanit Clarence Seedorf, vijon të mbetet më i pëlqyeri nga FSHF-ja për të drejtuar kombëtaren shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.