• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Çfarë është në të vërtetë kimia në çift? Ja cilat janë 4 llojet e tyre

12 February, 2021
në Rozë
0
311
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Programet dating nëpër televizione kanë diçka të përbashkët, mes të tjerave, flitet shpesh për kiminë. “Nuk pashë kimi”, “Nuk m’u duk sikur kishit kimi”, “Ishit këndshëm, por nuk kishit kimi” janë disa prej frazave të shpeshta që dëgjojmë sa herë diskutohen takimet në “Love Story” apo “Për’Puthen”. Nga mënyra e argumentimit, kuptohet që bëhet fjalë për tërheqje fizike e cila njihet edhe si kimi fizike.

Megjithatë kimia në çifte nuk është vetëm fizike. Studiuesit evidentojnë katër lloje të kimisë në një marrëdhënie. Kur themi “ata/ato kanë kimi”, e kemi fjalën për atë që kanë dy persona që krijon një lidhje të fortë romantike midis tyre. Ndoshta nuk e dini, por ekzistojnë 4 elementë të kimisë që tregojnë forcën e lidhjes. Ju dhe partneri mund të keni një, dy, të katërta llojet e kimisë, ose asnjë.

Kimia romantike është më shumë sesa thjesht një tërheqje seksuale ndaj partnerit, megjithëse gjërat mund të kenë filluar me siguri në atë mënyrë kur për herë të parë jeni parë. Kimia seksuale nuk është e mjaftueshme për të krijuar një marrëdhënie, por nëse ju të dy i keni të katërt elementët e kimisë romantike, kjo është një shenjë e mirë që keni një lidhje që do të zgjasë.

1 – Kimia fizike.

Kur ju dhe partneri nuk mund t’i mbani duart larg njëri-tjetrit, kjo është kimia fizike romantike. Dëshironi të jeni afër dhe kaloni shumë kohë intime së bashku. Duke parë sytë e njëri-tjetrit, e dini që ai/ajo ju dëshiron. Është e vështirë, por jo e pamundur, të kesh një kimi të shkëlqyer fizike pa pasur gjithashtu ndjenja. Kimia fizike mund të duket më seksuale, por është gjithashtu një shenjë e kimisë emocionale romantike. Besimi për njëri-tjetrin është i rëndësishëm për kiminë fizike.

2 – Kimia emocionale.

Partneri dhe ju ndiheni të mbështetur emocionalisht kur keni kimi romantike emocionale. Kur partnerët mund të kuptojnë gjendjet emocionale të njëri-tjetrit, është një shenjë e mirë. Studiuesit që janë marrë me marrëdhëniet romantike dhe inteligjencën emocionale thonë se individët që kanë kuptim më të mirë të emocioneve të të tjerëve në lidhje me depërtimin në emocionet e tyre mund të hyjnë në marrëdhënie me partnerë më të përshtatshëm.

3 – Kimia shpirtërore.

Një sistem besimi nuk ka pse të jetë i bazuar në religjion. Disa çifte gjejnë një kimi romantike përmes besimeve të tyre të ngjashme te mjedisi, dieta vegjetariane, nderimi për jetën ose besime të tjera të forta që jo domosdoshmërisht mbështeten te pikëpamjet fetare si bazë e tyre. Kimia shpirtërore mund të ruhet edhe kur partnerët janë të besimeve të ndryshme fetare.

4 – Kimia intelektuale.

Përputhshmëria me partnerin në inteligjencë është elementi i fundit që krijon kimi romantike. Sidoqoftë, është plotësisht e mundshme që ju dhe partneri të keni nivele të ndryshme të arsimimit dhe inteligjencës, por mund të jeni të përputhshëm në mënyra të tjera. Për shembull, të jesh në gjendje të diskutosh hapur idetë, të sfidosh bindjet e njëri-tjetrit, të inkurajohesh që të mësosh nga partneri ose të ndash atë që ke mësuar do të thotë që ke krijuar një nivel të mirë të kimisë intelektuale në marrëdhënien tënde.

Mos harroni se ekzistojnë edhe lloje të tjera të inteligjencës, për shembull, një fermer ka shumë më shumë njohuri për bimët sesa ju dhe një mekanik di shumë më tepër për riparimet e makinave.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh me motin e çmendur të këtij viti? Meteorologia jep alarmin

Pasardhëse

‘Boll më!’, krahu i djathtë i Lulzim Bashës ka një mesazh për kryeministrin Rama

Pasardhëse

‘Boll më!’, krahu i djathtë i Lulzim Bashës ka një mesazh për kryeministrin Rama

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.