• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Çfarë duhet të dini para se të filloni punë për herë të parë

15 June, 2016
në Kuriozitete
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka disa gjëra që askush nuk do t’jua thotë, por që është e rëndësishme t’i dini përpara se të filloni punën tuaj të parë. Që nga zhgënjimet e deri te kënaqësitë, janë të pafundme ndjesitë që do të provoni kur të nisni punë për herë të parë…

E rëndësishme është që mos të pushtoheni nga paniku dhe aventurën tuaj të re ta filloni me shpirt të drejtë.

Mund të mos ndiheni rehat

Si fillim mund të mos ndiheni rehat. E gjitha kjo mund t’i japë jetë një ndjesie paniku të përgjithshëm. Por jepini vetes kohë, do të shihni se, qysh javët e para do të ndiheni si në një ambient familjar.

Do t’ju duket sikur nuk kuptoni asgjë

Jeni shkolluar, por në momentin kur do të shkoni në punë do t’ju duket se të gjithë do t’ju flasin në një gjuhë të pakuptueshme. Por mendojeni pak: jeni vetëm në ditën tuaj të parë të punës, mos jini shumë kërkues ndaj vetes. Më mirë qëndroni të fokusuar, dëgjoni eprorin tuaj dhe me kalimin e kohës gjithçka do t’ju duket më e qartë.

Nuk do të keni një zyrë të gjithë tuajën

Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, e rëndësishme është të keni një vend ku mund të punoni dhe të demonstroni se sa vleni.

Puna e re nuk mund t’ju pëlqejë

Punën tuaj të re mund ta jetoni ndryshe nga ajo se si e kishit imagjinuar: ndoshta shumë të lodhshme ose të mërzitshme. Nuk duhet të jetë me çdo kusht puna e jetës suaj. Merreni si një mundësi për t’u futur në botën e punës dhe për të fituar përvojë.

Do të filloni të vlerësoni shumë fundjavën

Nëse do të keni një punë në zyrë, nga e hëna në të premte, do të filloni të vlerësoni shumë fundjavën ashtu siç nuk e keni vlerësuar kurrë më parë.

Mund të bëni gjëra që nuk ju takojnë

Shefi mund t’ju kërkojë t’i bëni një kafe, ndërsa kolegu më i vjetër një pirg me fotokopje, shkruan Shqip. Jini të durueshëm. Normalisht e gjitha kjo është çështje kohe.

Kolegu juaj mund të jetë antipatik

Nëse më parë kishit të bënit me miqtë tuaj të zemrës, në zyrë nuk do të gjeni të njëjtën situatë, përkundrazi kolegu ose kolegia juaj mund t’ju duket antipatik/e. Nuk është e thënë t’u dukeni të gjithëve simpatikë, e rëndësishme është të bëni mirë punën tuaj.

Duhet të mësoni si të organizoni kohën

Në punë mund të punoni me orë të zgjatura ose me turne, por kjo nuk do të thotë të stresoheni: organizojeni kohën tuaj me ndihmën e një agjende dhe do të shihni se do t’ia dilni, do të gjeni kohë për palestër, për të bërë pazare për të dalë me miqtë etj.

Do të provoni emocionin e rrogës së parë

Kur të merrni rrogën e parë, vetvetiu do të harroni të gjithë lodhjen e muajit dhe do të mbusheni me energji për 30 ditët e tjera në vazhdim.

Do të keni shumë për të mësuar

Një punë e re, ka gjithmonë diçka për t’ju mësuar. Ajo do t’ju rrisë, do t’ju lejojë të keni më shumë siguri në vete dhe nëpërmjet saj do të zbuloni aftësi të paditura ndaj vetes. Pra, ka ardhur momenti të rriteni! /Telegrafi/

Paraardhëse

De Biasi: Ta limitojmë në maksimum Francën!

Pasardhëse

Shqipëri-Rumani, tallen italianët: Lini dyert hapur, s’ka kush të na grabisë

Pasardhëse

Shqipëri-Rumani, tallen italianët: Lini dyert hapur, s'ka kush të na grabisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.