• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

‘Çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur nga Koronavirusi’? Flet ekspertja e ISHP

7 March, 2020
në Shqip+
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, përsëriti sërish në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, të gjitha masat që duhet të kenë parasysh qytetarët, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Bino tha se janë disa masa që i merr shteti, por janë edhe masat shumë të rëndësishme, e mbi të gjitha të thjeshta, që duhet të marrë çdo qytetar, duke filluar nga higjiena personale.

“Janë disa masa të qeverisë, por edhe disa masa të qytetarëve. Vetëkarantimi është përgjegjësi e qytetarëve. Disa qytetarë kanë qenë tepër të përgjegjshëm, sidomos ata që vinin nga Kina, por edhe ata që vijnë nga Italia. Masa të tjera janë ato që lidhen me higjienën personale, që duhet të lajmë vazhdimisht duart, nëse kemi rrufë, shaminë ta hedhim menjëherë në koshin e plehrave, të mos prekim sytë, fytyrën me duar, të mos puthemi, të mos përqafohemi aq shumë, sa e kemi zakon, pastrimi me dezinfektues, janë masa që e zhdukin virusin. Janë masa të thjeshta, por kanë një impakt. Duhet të bazohemi te këto masa për momentin dhe t’iu japim vëmendje, sepse nuk kemi masa të tjera”, tha Bino.

Pjesë nga intervista:

Sa kapacitete keni në ISHP për të përballuar sa analiza në 24 orë?

Mund të bëjmë me lehtësi deri në 200 analiza në ditë. Ne kemi dy aparate full-time dhe një tjetër që vihet në përdorim nëse kemi nevojë. Ne bashkëpunojmë me Institutin e Sigurisë Veterinare, të cilit mund t’i shfrytëzojmë aparaturat, sepse kemi marrëdhënie.

Këto aparate deri në sa analiza mund të përballojnë?

Këto përballojnë sa të duash, por 200 bëjmë në ditë, mund të shkojnë dhe 500.

Ka pas ankesa, edhe filmime e video, që tregojnë se në sistemin shëndetësor publik mungojnë mjetet më elementare, maskat, dorezat…

Institutit i Shëndetit Publik ka qenë mjaft mirë i përgatitur, sepse mban gjithmonë një lloj stoku në lidhje me emergjencat dhe i shpërndan. Jo çdo mjek duhet të mbajë maskë vazhdimisht, se është absurde. Mjekët që kujdesen për të sëmurë të dyshuar, si mjekët infeksionistë, ata patjetër duhet t’i kenë të gjitha këto veshje. Janë shpërndarë një sasi e madhe maskash kirurgjikale. Ky virus shpërndahet me spërkla, pra ka një madhësi të konsiderueshme, dhe duke u shpërndarë kështu, maska kirurgjikale e parandalon. Pra, nuk është si fruthi, që një i infektuar infekton deri në 20 veta, ndërsa ky virus deri në 2-3 veta. Pra, duhet t’i vësh maskën personit që dyshon se ka o koronavirus, por edhe grip.

Në rastet e rënda të insuficenës respiratore, shkaktohet dhe dëmtim i veshkës, që kërkon dhe dializë. Në Infektiv nuk ka aparaturë dialize, si veprohet?

Nuk është rasti i parë që sëmundje infektive kërkojnë dializë. Kolera ka kërkuar dializë. Edhe t’han-t’han kërkon domosdoshmërisht dializë. Ka një procedurë të caktuar se si kryhet dializa dhe si izolohet. Kjo është procedura e izolimit. Kur s’ka Infektivi vetë, organizohet me shërbimin e dializës, në mënyrë që të sëmurët të izolohen aty ku janë. Të gjitha këto kryhen me një procedurë të veçantë. Dializa ka procedura të kontrollit të infeksionit. Çdo i sëmurë që kryen dializën, nuk duhet të presë COVID, i ka standarde masat e kontrollit të infeksionit, se mund të kesh një të sëmurë me hepatit aty. Pra, masat janë të përcaktuara.

Keni thënë se në rast të zbulimit të pacientit të parë me koronavirus në Shqipëri, ai do izolohet tek Infektivi, më pas me një shtim të mundshëm të rasteve, do zbrazet gjithë Infektivi. Ndërkohë, spitali, përveç urgjencës, nuk ka sistem ajrimi qendror. A është ky standard i PBSH?

Sistemi i ajrimit, edhe kjo mungesë e këtij sistemi ndihmon në mospërhapjen e sëmundjeve respiratore. Në Hong Kong nga sistemi i ajrimit u sëmurë gjithë pallati nga SARS. Pra, sistemi i ajrimit kryesor nuk ka vlerë. Atje ka një sistem të posaçëm me presion negativë në dhomat e reanimacionit, gjë që është tepër e rëndësishme. Dhomat e infektivit nuk dalin, nuk hapen në një vend të caktuar dritaret, por hapen në oborr. Pra, nuk është e thënë t’i kesh të gjitha dhomat me presion negativ. Masa e kontrollit të infeksionit është si mbrohet mjeku, çfarë bën ai. Pra, më mirë të dish, se të kesh. Duhet të dish të përdorësh të gjitha mjetet që ke. Mendoj se ka një kapacitet të spitalit tonë për Shqipërinë dhe eksperienca e tij është shumë më e mirë se e shumë vendeve të tjera.

Që nga momenti që në Itali mbërriti koronavirus, sa persona janë izoluar në Shqipëri?

Mund të jenë mbajtur gati 500 persona të izoluar në shtëpi. Aktualisht nuk ka person të izoluar në shtëpi. Ne e kryejmë testimin shumë shpejt dhe nuk kemi çoroditje, se në Itali ka pasur shumë çoroditje me testimin, sepse ai kryhej kudo. Çfarëdo testimi që të kryhet edhe këtu, duhet konfirmuar pranë ISHP.

Ju jeni shprehur se është si gripi, çfarë mund të themi për të gjitha simptomat?

Është shumë i ngjashëm me gripin, sidomos në shenjat e para, ndaj është e vështirë ta identifikosh. Kjo ndodh dhe me viroza të tjera, si virusi respirator sensicial, që është i rrezikshëm për fëmijët dhe pleqtë dhe që shkakton edhe vdekje. Ajo çka e bënte këtë të dallueshëm fillimisht ishin historitë epidemiologjike, pra lidhja e udhëtimit, lidhja e kontaktit me persona që mund të kenë qenë të infektuar. Por, tani kemi vendosur të zgjerojmë përkufizimin e rastit, por nëse nuk do të identifikojmë menjëherë grip, atëherë patjetër do ta testojmë për koronavirus.

Pse nuk po preken shqiptarët?

Ne nuk prekemi, ne nuk jemi imunë. Në vendet fqinje kanë raste të importuara. Nuk kemi transmetim komunitar për momentin dhe nuk kemi identifikuar një rast.

A ka ndonjë të vërtetë me këto antikorpet?

S’ka lidhje, janë legjenda.

A ekziston një plan për të shtuar shtretërit në spital?

Ne kemi të zënë tani një shtrat. Ne kemi një plan se si do koordinohemi në lidhje me respiratorët. Unë kam punuar më 2009 për pandemi dhe e di që ka qenë një problem i rëndësishëm. Aktualisht ne sot kemi 155 resptiratorë në sistemin publik dhe 17 në sistemin privat. E rëndësishme është një proces koordinimi. Ne kemi një plan masash të saktë për koordinimin e respiratorëve.

Si do të jetë procedura, sa të gatshëm jeni, nëse do ketë rast në Shqipëri?

Gatishmëria lidhet edhe me masa të tepruara. Në kufi kemi masa ekstreme, matja e temperaturës psh, sepse ne nuk i bëjmë përditë këto. Masë tjetër është gjurmimi i çdo rasti. Nëse kemi person nën hetim, menjëherë kemi gjithë skemën e kontakteve të tij, në mënyrë që në nëse del pozitiv, të veprojmë brenda 24 orëve. Kjo është pjesë e gatishmërisë. Trajnimet që po kryhen, sepse veshjet mund t’i kesh, por duhet të dish t’i përdorësh, i pastërtisë.

Si është situata me lëngjet dezinfektuese?

Nuk mund të jap përgjigje. Qendrat shëndetësore mund t’i blejnë vetë lëngjet dezinfektues, sepse i kanë fondet. Këto janë masa që nuk duhen marrë për koronavirusin. Alkooli, sapuni, uji, të gjitha duhet të jenë aty. Një mjek nuk duhet të punojë pa këto mjete, duhet të jetë i kujdesshëm vetë.

Thatë se edhe mjekët e familjes janë shumë të mirë, sa të trajnuar janë?

Ne kemi filluar trajnimin kas-ka të mjekëve dhe do të krijohet edhe një faqe në ISHP për profesionistët e shëndetit, ku ata mund të konsultohen me materiale, por mund të bëjnë edhe pyetje, që ne t’iu përgjigjemi aty.

Spitali në Lodi të Italisë ka dhënë alarmin se nuk ka më vende, ndërsa ju thoni se keni kapacitetet…

Lodi është një qytezë e Italisë, ata duhet të transportohen në një spital tjetër. Shteti italian ka masat e veta. Bari është 4 milionë banorë dhe mesa di unë ka gati 120 respiratorë, Shqipëria është 3 milionë banorë dhe ka 155 respitoratorë dhe 17 në privat. Spitali i Lodit duhet t’i transportojë në një vend tjetër. Ne do punojmë të gjithë për këtë qëllim, në kuptimin e koordinimit dhe do blejmë dhe respiratorë të tjerë, të cilët ne i kemi propozuar dhe mesa di unë është akorduar një fond.

Fjala e fundit për qytetarët?

Të mos panikosen, por të jenë të kujdesshëm, vigjilentë, të ruajnë rregullat e higjienës personale, por edhe të mjedisit.

Paraardhëse

Koronavirusi gjunjëzon Italinë, ja sa shkon numri i viktimave

Pasardhëse

Erion Braçe ngre alarmin: Lumi Shkumbin po del nga shtrati, dilni menjëherë nga shtëpitë (FOTO)

Pasardhëse

Erion Braçe ngre alarmin: Lumi Shkumbin po del nga shtrati, dilni menjëherë nga shtëpitë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.