Ish-nënkryetarja e Kuvendit, socialistja Valentina Leskaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Mes të tjerash Leskaj tha se vlerëson shumë shtrirjen e dorës për bashkëpunim nga ana e kryeministrit Edi Rama drejt PD-së.
“Unë përveçse është një shenjë emancipuese, është mesazh emancipues, pasi gjëja që na ka munguar është bashkëpunimi. Nëse katandisemi që të flasim për zgjedhjet dhe mungesën e dialogut, do të thotë që jemi në kushtet e diskutimit të një demokracie minimale. Jemi një vend që është në pritshmëri për çeljen e konferencës ndërqeveritare për negociatat. Jemi vend aspirant për BE. Duhet të diskutojmë kërkesat që kanë lidhje me BE, përfshirë çështjen e bashkëpunimit dhe dialogut. Një parlament nuk mund të jetë i demokracisë funksionale, nëse nuk ka bashkëpunim. Ne shpesh na ka penguar dialogu politik. Nuk është hera e parë që shtrohet kjo çështje. PS e ka bërë këtë hap atëherë, ka qenë në opozitë. Unë kam kërkuar në emër të PS, në parlament që të bënim një pakt për 5 reforma madhore të vendit, duke nisur nga reforma në drejtësi dhe mediat. Kjo është shenjë emancipuese dhe nevojë jetike për vendin, për shqiptarët dhe integrimit. Nëse si bëjmë këto reforma për shqiptarët, ç’kuptim ka vetëm për integrimin. Njerëzit janë lodhur nga gjuha e urrejtjes dhe sherreve politike nga ky diskurs politik që vërtitet rreth emrave dhe partive politike”, tha Leskaj për News24.
Diskutime rreth kësaj post