Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa u shpreh se Shqipëria është në një fazë të re dhe optimiste për sa i përket situatës së Covid-19, zbuloi detaje edhe mbi masat që do të merren për këtë fundjavë.
Në një lidhje direkte për News 24, ai është shprehur se edhe gjatë kësaj fundjavës që vjen kryeministri Edi Rama konsultuar me ekspertët do të vendosin që familjet shqiptare të qëndrojnë në shtëpi.
Sipas Ballës, qeveria jonë i referohet shpeshherë shtetit gjerman dhe masave të marra nga ai.
“Kryeministri Rama dhe qeveria kanë vendosur të lehtësojnë masat në këtë luftë me armikun e padukshëm.
Ne i referohemi shpeshherë Gjermanisë si një standard në Europë për masat si distancimit social që ata kanë.
Masat shtrënguese padyshim që do të vijojnë. Edhe kjo fundjavë që vjen, unë mendoj që kryeministri konsultuar me ekspertët do të marrin vendimin që familjet shqiptare do të qëndrojnë në shtëpi. Historia ka treguar që sa më shumë të jemi të kujdesshëm, aq më shumë janë lehtësuar. Këto i kemi parë në shumë raste”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post