• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë do të ndodhë këtë muaj? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime që do të ‘shkundin’ politikën shqiptare

6 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas Ngjelës, korrupsioni i lartë k shtetëror ka krijuar në fakt të gjithë strukturën për ta kthyer Shqipërinë në një vend feudal.

Ngjela shkruan se këtë muaj SPAK mund të japë goditjen drastike. Avokati nënvizon detaje nga memorandumi i datës 3 qershor 2021, i formuluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e Ngjelës:

“Shqiptarët kanë vetëm një shpresë për zhvillimin e tyre: goditjen penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Në të kundërt, fundi është drejt një neofeudalizmi shqiptar.

Korrupsioni shtetëror tani ka krijuar familjet mafioze në Shqipëri, të cilat janë të lidhura me krimin e organizuar.

Pikërisht për këtë fakt, politika amerikane filloi goditjen me emra kundër korrupsionit të lartë politik e shtetëror në Shqipëri, dhe tani duhet t’ua identifikojë shqiptarëve të gjitha familjet mafioze.

Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, ka karakter fisnor.

Por, paralel me këtë, dje, presditenti i Shtetve të Bashkuara, Joe Biden, publikoi botërisht memorandumin e tij antikorrupsion në rrafsh botëror.

Po SPAK, a do ta fillojë goditjen penale kundër korrupsionit në Shqipëri, sipas denoncimit që ka bërë Departamenti i Shtetit amerikan?

Shqiptarët po e presin me ditë… Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror ka krijuar në fakt të gjithë strukturën për ta kthyer Shqipërinë në një vend feudal.

Ndërhyrja e politikës amerikane do ta shpëtojë Shqipërinë nga neofeudalizmi i tre apo i katër familjeve të korruptuara mafioze, të lidhura me krimin e organizuar.

Por duhet të shpejtojë…

l.

Memorandumi i datës 3 qershor 2021, i formuluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se:

“Ko??upsioni kë?cënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve, barazinë ekonomike, përpjekjet kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë në botë”.

Sipas këtij përcaktimi, edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri cenon njëherësh barazinë ekonomike, mirëqenien shoqërore dhe vetë demokracinë. Dhe ne shqiptarët, e pamë këtë me sytë tanë: korrupsioni i lartë shtetëror po shkatërron shoqërinë shqiptare në të gjitha drejtimet.

Korrupsioni në Shqipëri ka krijuar trishtim shoqëror dhe varfëri të tejskajshme. Por, a do ta çojë deri në fund këtë luftë Prokuroria e Posaçme që është ngritur specialisht për këtë? Dhe pyetja e dytë është kjo: kur do ta fillojë Prokuroria e Posaçme goditjen penale? sepse shqiptarët po e presin si të vetmen shpresë që kanë për atdheun e tyre.

ll.

Por, lufta antikorrupsion në rrafsh botëror, tani e pamë që u shpall si motivi kryesor i politikës amerikane. Dhe ky motiv sigurisht që përbën risi në zhvillimin botëror, sepse kjo tani po rezulton të jetë politika aktuale e Shteteve të Bashkuara. Por, duhet ta theksojmë se ky është në fakt motivi i kësaj kohe, i cili po kërkon të bëhet vetë motivi i qytetërimit perëndimor.

Pikërisht, brenda këtij motivi, qëndron edhe fati i të ardhmes së shqiptarëve, të cilët në mbi 20 vjet janë të pushtuar nga korrupsioni i politikës së lartë shqiptare.

Qytetërimi i sotëm perëndimor ka karakter botëror, sepse në epiqendër të tij qëndron tregu i hapur, i lirë e global.

Një kohe të caktuar politike, i takon gjithmonë një qytetërimi të caktuar. Qytetërimet e vdekura, kanë pasur kohët e tyre.

Kurse, na duhet të theksojmë se, çdo qytetërim ka pasur e ka një qëndër drejtuese, dhe qëndra është forca esenciale e çdo qytetërimi. Qytetërimi aktual modern ka një qëndër drejtuese si forcë, sepse atje janë të përqëndruara të tre vektorët e forcës së sotme: forca ushtarake, shkencore e ajo prodhuese. Dhe kjo qëndër është Amerika.

Motivi antikorrupsion në rrafsh botëror, tani u shpall nga Shtëpia e Bardhë si një motiv amerikan, sepse korrupsioni cenon sigurinë kombëtare te Shteteve të Bashkuara. Ky cenim konsiston pikërisht në faktin se: korrupsioni shtetëror kontrollon tregun e lirë, bashkëpunon me krimin e organizuar në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar, kap sistemin bankar, dhe bëhet pjesë aktive e terrorizmit botëror të çdo lloj ngjyre. Prandaj ky është sak shkaku dhe motivi i luftës amerikane antikorrupsion.

Prandaj, brenda kësaj luftë dhe këtij motivi, shqiptarët po presin çlirimin e tyre nga bandat e mëdha që, pasi kanë pushtuar shtetin me korrupsion, korruptojnë ku të munden, dhe kanë vënë në rrezik interesin kombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë në Shqipëri është ngritur struktura ligjore për penalizimin e korrupsionit të lartë shtetëror. Por ajo ende nuk e ka dhënë goditjen e parë drastike.

A do ta shohim gjatë këtij muaji?”, shkruan Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Kthesa drastike e motit, mësoni se çfarë ju pret 5 ditët e ardhshme

Pasardhëse

Përplasje të ashpra mes demokratëve, Agron Shehaj nxjerr mesazhin e papritur

Pasardhëse

Përplasje të ashpra mes demokratëve, Agron Shehaj nxjerr mesazhin e papritur

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.