• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Çështja Tahiri, enigma e Visho Ajazit dhe buxheti i ri

17 November, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Tahiri ishte nga ministrat më të rëndësishëm të Ramës dhe natyrisht kjo influencon në historinë që u duk kohët e fundit. Rama e sheh si çështje të vetë Tahirit dhe fatin e tij të lidhur me drejtësinë. Pjesërisht ka të drejtë. Në vështrimin tim, prokuroria u nxitua dhe i mblodhi e ekspozoi me shpejtësi të dhënat. Po të mos i dije marrëdhëniet e acaruara të saj me ekzekutivin e sotëm, do të mendoje se ajo e futi çështjen në një labirinth të ngatërruar qëllimisht për të ndihmuar Tahirin.

Në pikëpamje personale, besoj se çështja nuk mund të dilte në pazar aq thjesht. Kur flitet për peshq të mëdhenj, ku mund të përfshihet edhe kryeministri i vendit, çështja komplikohet dhe nuk del aq thjesht në pazar nga një shtet afër apo larg nesh. Jo vetëm për arsye shtetërore, që nuk lejojnë destabilizmin e vendit tjetër.

Besoj se lidhja apo koincidenca me “makinën e Tahirit” apo patentat e tij, mund të jenë elemente që duken sikur e ndriçojnë historinë, por realisht e ngatërrojnë atë, duke i dhënë trajtën e romaneve të verdha.

Një ministër i këtij rangu, edhe nëse është kriminel, nuk mund të lërë gjurmë banale. Vetëm fakti që operohet në sferë milionash, siç ishte çështja e kanabisit, nuk të lejon të mendosh thjesht se është përdorur një makinë. Është tip shashke që më tepër e bën qesharake çështjen. Nëse ai do të ishte kriminel, që operon në fushë milionash a miliardash, do të ishte budalla t’i manaxhonte me anë të një makine që ka targën e tij. Këtu besoj se edhe shtypi, por edhe prokuroria, u shpejtua në argument.

Çështja e Visho Ajazit

Shërbimi informativ, pas hyrjes së vendit në NATO, është sa në duart tona po aq edhe të partnerëve. Fakti që Visho Ajazi vinte nga koha e Gazidedes, mund të ketë qenë shenjë pakënaqësie për ekzekutivin apo Ramën. Por pozicioni dhe lidhja e dyfishtë e kreut të shërbimit me qeverinë dhe partnerët e kufizon “veprimtarinë”e tij antiqeveri dhe nëse ai nuk e do këtë të fundit.

Rama mund të jetë i kënaqur nga largimi i Visho Ajazit, i cili duhet t’u provojë shërbimeve të vendeve partnere se ka zotësinë që i është atribuar prej tyre. Zotësi që ndoshta e imponoi Ramën t’i jepte edhe dekoratën që kemi parë para disa kohësh. Të tjerat janë përralla.

Çështja e buxhetit

Besoj që Shqipëria duhet të heqë dorë nga kjo teknikë e bërjes së buxhetit, origjina e të cilit vjen prej kohës sovjetike. Në kohën e komunizimit, kur vendi ndërtonte plane 5-vjeçare dhe luante me çmime fikse, një ndërtim i tillë i buxhetit kishte kuptim. Tani, kur thelbi i çështjes luhet te mekanizmi kërkesë–ofertë, buxheti nuk bëhet dot më kështu.

Siç mundohesha ta argumentoja në shkrimin e fundit për lexuesit e Konica.al, një teknikë e tillë e bërjes së buxhetit, qoftë nga socialistët apo demokratët këto njëzet e pesë vjet, mund të impononte edhe qeverinë, ku ndodhet shkretëtira e Saharasë, të importonte…rërë pas pak kohësh qeverisjeje.

Paraardhëse

Amerikanët as që po i pyesin fare Ramën dhe Berishën

Pasardhëse

Mësuesja kërcënonte nxënësit: Seks ose ngelni në klasë

Pasardhëse

Mësuesja kërcënonte nxënësit: Seks ose ngelni në klasë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.