• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çështja “Becchetti”, Saimir Korreshi: Rama gënjen, sepse bashkë me sejmenët e tij, nga Veliaj te Ëngjëll Agaci, janë përgjegjësit të dëmit 120 milionë euro

24 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
98
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, akuzon qeverinë se pengoi ngritjen e komisionit hetimor, për biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe njofton se nesër Opozita do të dorëzojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.

“Tashmë është botërisht e ditur, që qytetarët shqiptarë do t’i paguajnë 120 milionë euro Francesco Bechetit, për shkak të lu*ftës personale që Edi Rama i shpalli këtij sipërmarrësi. Vendimi final ICSID, që është një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtare e themeluar nga Banka Botërore, është tashmë publik dhe mund të aksesohet nga çdokush që ka akses në internet. Ky dokument që po shihni, që mund të lexoni nga telefoni apo kompjuteri juaj, është dokumenti që dënon shqiptarët të paguajnë 120 milionë euro për papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe sejmenëve të tij, për të cilin Edi Rama thotë që është sekret apo konfidencial.

Edi Rama gënjen në mënyrë të përsëritur, sepse ai e di që bashkë me sejmenët e tij, nga Erion Veliaj te Ëngjëll Agaci, janë përgjegjësit kryesor të dëmit që i kanë shkaktuar çdo qytetari shqiptar, me gjobën 120 milionë euro, e cila godet të gjithë të djathtë, të majtë, fermer apo infermier, inxhiner apo pensionist, të gjithë ne nga më i riu te më i moshuari, do të paguajmë për shpërdorimin që Edi Rama i bëri shtetit shqiptar për të mbyllur një media kritike ndaj tij.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se të gjitha këto spërdredhje qesharake janë pasojë e faktit që emrat e Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacit, janë të rreshtuar në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, në të cilin thuhet se “vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Bechetit”. Kjo është edhe arsyeja pse përgjegjësit e dëmit prej 120 milionë eurosh, po pengojnë të drejtën kushtetuese të Partisë Demokratike për të ngritur komisionin hetimor, me pretendimin që vendimi, që tashmë gjendet në internet, na qenkësh TOP SEKRET.

Këto pretendime qesharake nuk do ta ndalin kërkesën tonë legjitime, ndaj ditën e nesërme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar një aferë personale të Edi Ramës që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë 120 milionë euro dëm. Ngritja e komisionit hetimor është e pashmangshme, Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që përgjegjësit për këtë aferë 120 milionë euroshe të shkojnë përpara drejtësisë”, deklaron PD.

Paraardhëse

Shqiptari dorëzohet në polici: Më mirë në burg, se në shtëpi me gruan

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli: Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli: Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.