• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“CDU ka Merkelin kryetare. Mos u merrni me deklarata personale të Krichbaum”

25 November, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, deputeti gjerman Gunther Krichbaum të enjten në Tiranë përcolli opinion personal.

Pavarësisht se Krichbaum, i përket CDU-së së Merkelit, kjo parti sipas tij e ka një kryetare, e cila të hënën do të takohet me kryeministrin shqiptar për t’i përcjellë një qëndrim zyrtar.

7 kushtet e artikuluara nga deputeti gjerman, nuk iu përcollën sipas Braçes as Ilir Metës, që ndodhet prej ditës në vizitë zyrtare në Bundestag.

“Kryetari i Kuvendit është në Bundestag, flet atje, komunikon me ata njerëz, merr mbështetjen e tij nga Bundestagu dhe ju bën përshtypje një njeri që vjen këtu dhe në emër të tij personal del dhe bën një deklaratë atje.
Me ç’di unë zonja Merkel është  jo vetëm kryetare e partisë së saj por është edhe kancelare e Gjermanisë dhe me ç’po lexoj edhe kandidate për një mandat të ri. Mos merremi me njerëz kaq të vegjël  në raport me ata që përfaqësojnë institucionalisht Gjermaninë, qeverinë gjermane, parlamentin gjerman e çdo gjë tjetër
.”- deklaroi Braçe për Report TV.

Ndërsa për kryetaren e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, nuk ka asgjë të re në atë që tha Krichbaum, zgjedhjet e dekriminalizimi ishin kushte të padiskutueshme paracaktimit të një date për hapjen e negociatave, e cila sipas gjermanit do jetë vetëm në fund të 2018-s.

“Përveç atyre që nuk kuptojnë fare çfarë do të thotë procesi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian , mund të prisnin që në dhjetor të kishte një konfirmim  për datë çelje negociatash para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Për të mbërritur tek zgjedhjet ne nuk mund të shkojmë pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit.
Të gjitha këto dhe zbërthimi i 5 prioriteteve të thëna dje nuk janë asgjë më shumë se sa ajo që ishte në progres raport. Por që dëshmojnë edhe njëherë se në vendimin që do të jetë në Këshill në dhjetor ky do të jetë humori ose qëndrimi i vendeve anëtare kryesisht. Rrugë të mbarë kryeministrit në Gjermani të hënën, do ta shoh bashkë me ju në televizor
“- deklaroi Bregu.

Por më i shqetësuar se për qëndrimin e gjermanit, Erjon Braçe shprehet për qëndrimin e PD-së.

“Gjithçka është thënë dje është tezë , qëndrim, betejë, luftë kundër Shqipërisë e Lulzim Bashës. Shqetësimi im nuk lidhet me asnjë të huaj që vjen në Shqipëri, bën një deklaratë dhe largohet. Shqetësimi im lidhet drejtpërdrejt me këta shqiptarë, që me thënë të drejtën, dje në kuvend u fol dhe për raca, raca më e poshtër antishqiptare“.- deklaroi Braçe.

Të enjten deputeti gjerman Gunther Krichbaum deklaroi se grupimi i tij politik do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen 7 kushte.

Sipas tij, Shqipëria do duhet të presë deri në vjeshtën e vitit 2018 kur të publikohet raporti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Paraardhëse

Drejtori i “A1 News” nën akuzë për mashtrim, s’pagoi gazetaren

Pasardhëse

Ish-kryetari i PD-së Vlorë: Njerëzit e Arben Ristanit na kanë vënë koburen në kokë

Pasardhëse

Ish-kryetari i PD-së Vlorë: Njerëzit e Arben Ristanit na kanë vënë koburen në kokë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.