• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Çavuşoğlu: Dënojmë fuqishëm përpjekjen për grusht shteti në Armeni

25 February, 2021
në Botë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se Turqia dënon fuqishëm përpjekjen për grusht shteti në Armeni, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Në pyetjen lidhur me zhvillimet në Armeni pas ushtria armene bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikol Pashinyan, ministri Çavuşoğlu u përgjigj: “Ne jemi kundër grusht shtetit dhe përpjekjeve për grusht shteti kudo qoftë në botë. Dhe për këtë arsye ne dënojmë fuqishëm këtë përpjekje për grusht shteti në Armeni”.

Ministri Çavuşoğlu tha se në demokraci është e natyrshme që qytetarët të bëjnë kritika lidhur me qeverinë, madje edhe të bëjnë thirrje për dorëheqje. “Por, është e papranueshme që ushtarakët të bëjnë thirrje për dorëheqje dhe jo më të kryejnë grusht shteti ndaj një qeverie të ardhur në krye të detyrës me zgjedhje. Për këtë arsye ne e dënojmë edhe njëherë fuqishëm këtë thirrje në Armeni”, – tha ai.

Çavuşoğlu theksoi se ekziston një dritare e rëndësishme e mundësive për stabilitetin e rajonit dhe se kjo duhet të vlerësohet mirë. “Përpjekje të tilla për grusht shteti janë hapa për prishjen e stabilitetit të vendeve. Për këtë arsye ne jemi kundër. Nuk kemi pasur ndonjë kontakt, edhe ne po e ndjekim nga mediat. Po përpiqemi të marrim informacione më të detajuara, por ky qëndrim i Turqisë është qëndrim parimor. Ne jemi kundër grushtit të shtetit kudo që ai ndodh”, – tha ai.

Paraardhëse

Jozefina Topalli zbulon të pathëna para 25 Prillit: Ja si do të ishte PD me Sokol Olldashin kryetar

Pasardhëse

‘Afati për dorëzimin e listave po afron’, ambasadori britanik ultimatum Ramës, Bashës dhe Kryemadhit për 25 prillin

Pasardhëse

'Afati për dorëzimin e listave po afron’, ambasadori britanik ultimatum Ramës, Bashës dhe Kryemadhit për 25 prillin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.