• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çanta 2-3 mijë euro, unaza, varëse, Spiropali ia kthen Salianjit: O pika ty, mos fol për moral (VIDEO)

18 September, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PS, Elisa Spiropali dhe demokrati Ervin Salianji, Sekretar per Aksionin Qytetar ne PD jane perplasur mbreme ne emisionin e Eni Vasilit, ne TCH.

Teksa flisnin per vetingun ne politike, Salianji tha se te gjithe politikanet duhet ti nenshtrohen per te pare situaten se si eshte, dhe i ka kujtuar socialistes cantat e shtrenjta, unazat e vareset. Por, ajo i ka treguar unazen e marteses, duke iu pergjigjur se ate ka dhe e ka te shenjte. Lexoni me poshte debatin mes tyre:

Spiropali: Zoti Salianji, Lulzim Basha, Berisha le ta zgjidhin vete dhe le të vijë të ulen për të negociuar, ta çojmë në komisionin e Venecias, Vettingun e ç’të duan.

Salianji: Çfarë do negociojmë?

Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke as burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla këtu dhe del me çanta 2-3 mijë euro.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë cantë as 2 mijë euro, as 5 mijë euro, as nuse djali, as djalë, as kunat, asgjë.

Salianji: Del këtu dhe kërkon dhe mbron politikanët e kriminalizuar. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse…

Spiropali: Po c’varëse e unaza, o pika ty për varëset dhe unazat.

Salianji: Duke u marrë gjakun shqiptarëve, cili është Skënderbeu këtu, ky që ka futur kriminelët në parlament. Me këta njerëz do merremi ne, që flasin broçkulla, i marrin njerëzit për budallenjë këta, kush janë këta, që e nisin me 5 mln euro nga KLSH dhe e mbyllin me prokurorinë.

Spiropali: Ja ku e kam unazën, këtë kam. E kam të shenjtë martesën që ta dish.

Salianji: Këto diskutoni këto, me Skenderbe nuk bëhesh dot

Spiropali: Je mashtrues. Je shakaja publike e partisë tënde. Unë nuk i bie kujt më qafë, zgjidh problemet morale që ke vetë, me mua mos u merr me këtë cështje.

Salianji: Këto diskutoni sot, jo përpëlitje kot.

Spiropali: Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër. Politika është arena ku ka moral dhe përballje, unë nuk i konsideroj as kundërshtarë

Salianji: Unë krimin e konsideroj armik edhe hajdutëve, armiq të shqiptarëve.

Vetting-u në politikë ishte tema e diskutimit të emisionit “Open” me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e së hënës, në Top Channel.

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PS, Elisa Spiropali se opozita kërkon që politika t’i bëj veting politikës çka është e pakuptimtë sipas saj. Spiropali theksoi se vetingun e plotë do ta bëjnë institucionet e reja në sistemin e drejtësisë.

“Nuk po dim dhe ne kujt t’i themi po dhe për çfarë të themi jo deri në momentin që ajo që kemi përpara nuk është një projektligj por është një nisëm e hamendësuar kushtetuese për të bërë autoveting ose një vetveting. Pra një veting të politikës për politikën. Ajo për të cilën biem dakort por që ne e kemi çuar edhe më tej dakordësinë duke miratuar reformën më radikale në sistemin e drejtësisë dhe shkëputjen përfundimtare të drejtësisë nga politika. Për herë të parë pas vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve ne do të kemi dy institucione shumë të rëndësishme që është Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.”, tha Spiropali.
Ndërkohë për drejtuesin e grupit të punës për vetingun në Politikë, Ervin Salianji vetingu do të bëhet nga një grup i pavarur profesionistësh pa lidhje me politikën.

“Vetingun do ta bëj një komision i pavarur. Në këtë vend ka njerëz me integritet nuk është se është tharë Shqipëria nga njerëz të tillë. Me kritere të theksuara jo vetëm profesionale por edhe në lidhje me integritetin e tyre, të cilët do të kontrollojnë politikanët lidhur mbi bazën e fakteve dhe provave. Nuk mund të ketë më trajtim preferencial për politikanët”, sqaroi Salianji.

Video:

Sherri Salianji-Spiropali on Vidnews.

Paraardhëse

Ja fatura që i çoi Turqia Edi Ramës për aeroplanët, Shqipëria nuk ka as 10% të shumës

Pasardhëse

Maxhoranca sherr me opozitën për Teatrin, deputeti sheh ndeshje futbolli

Pasardhëse

Maxhoranca sherr me opozitën për Teatrin, deputeti sheh ndeshje futbolli

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.