Analisti Arian Çani, duke folur për finalen e Conference League, që do të mbahet më 25 maj në “Air Albania” në Tiranë, u shpreh se politika synon të nxjerrë fytyrën, ndonëse nuk është roli i saj për këtë event.
Çani shprehet se ishte Rama që ndaloi luftën me Dukën për hir të finales, por shtoi se pas këtij eventi, do të ketë një tjetër luftë, për ta hequr Dukën nga kreu i FSHF.
“Politika kërkon të rrëmbejë benefitet e sportit? Në mënyrë direkte ose indirekte, këto janë vota. Tifozeria është e verbër. Sigurisht që politika synon të nxjerrë fytyrën sa herë që ka evente të tilla, ndonëse nuk është roli i saj. Problemi është të ata që e besojnë se politika ka ndonjë rol. Për mua nuk ka asnjë rol, përkundrazi, bën gabim që futet.
Sporti më popullor është si gladiatorët dikur. Kur ziheshin gladiatorët me demat në antikitet, gjithmonë shkonin mbreti dhe princat dhe shikon poshtë të varfrit. Nuk ka ndryshuar asgjë, e njëjtë është edhe situata me politikën.
Besoj që Rama, si dinak që është, sherri që filloi njeriu i tij në bashki, Veliaj ndaj Dukës, e la sepse nuk donte të rrezikonte eventin e së mërkurës. Me të mbaruar ky event, unë them që ai i ka të gjitha në dorë, për të filluar luftën përsëri. Nuk mendoj se e ka lënë luftën me kaq. Mund të vazhdojë me mjete të tjera. Asnjë nuk është e drejtë në këtë botë. Ne jetojmë në një xhungël, ku më i forti ha më të dobëtin. Janë ligje që ndodhin te shoqëritë njerëzore”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post