• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çako e pranon para hetuesve: Ja çfarë kemi përgjuar

8 June, 2016
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kohën kur 3 zyrtarët e lartë të policisë i janë drejtuar Gjykatës së Apelit duke kundërshtuar masat e sigurisë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi Ministrisë italiane të Drejtësisë me kërkesën për t’u informuar mbi pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Burime pranë organit të hetimit i thanë Top Channel se, prokurorja Anisa Qilimi kërkon t’i vihen në dispozicion përmes Ministrisë italiane të Drejtësisë të dhëna konkrete mbi programin trajnues dhe qëllimin e këtij trajnimi policor dypalësh.

“Cilët janë oficerët italianë të ngarkuar me këtë detyrë, – pyet prokurorja Qilimi dhe – A posedohet aktualisht pajisja ‘IMSI Catcher’ nga pala italiane?”.

Kërkesat e prokurorisë vijnë në kohën kur misioni “Interforce”, i pyetur përmes Ambasadës, nuk ka kthyer ende përgjigje se ku ndodhet kjo pajisje, për të cilën ka dyshime se ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe që mund të jetë përdorur për përgjime po në mënyrë të paligjshme.

“Ne kemi informacione – tha një burim i Prokurorisë, – se pajisja është futur edhe në një burg në Tiranë pa lejen dhe dijeninë e Prokurorisë për të gjurmuar telefonatat e disa të dënuarve me precedentë kriminalë të rrezikshëm”.

Në fakt përdorimin e  saj – shtuan burimet, – për të zbuluar grupe të dyshuarish e ka konfirmuar edhe drejtori i Përgjithshëm Haki Çako, i cili kur është pyetur nga Prokuroria ka thënë se në një rast kanë gjurmuar telefonatat e Vladimir Gjutës, një personazh për të cilin Krimet e Rënda i pushuan hetimet.

Ndërkohë, pajisjet e sekuestruara të martën janë në pritje edhe të ekspertizës që do të kryhet në laboratorët e Kriminalistikës së Policisë së Shtetit.

Paraardhëse

Rifillojnë negociatat për reformën. Në skenë një tjetër draft

Pasardhëse

SHBA flasin shqip: Qeveria të miratojë reformën, PD do mbajë përgjegjësi

Pasardhëse

SHBA flasin shqip: Qeveria të miratojë reformën, PD do mbajë përgjegjësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.