• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

 Çadra që kushton 520 mijë euro: Si e paguan PD-ja?

10 April, 2017
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Kam dasmën në fund të prillit në ambient të hapur dhe nëse bie shi agjencia më ka premtuar se do montojë një çadër. E nëse Luli nuk e liron deri atëherë, çfarë do bëhet më dasmën time?”

Shënimi i një nuseje në Facebook, na solli ndërmend një anë të çadrës, me të cilën askush nuk është marrë ende: si qëndron puna e çadrës? Ndryshe nga çadrat me të cilat protestonte Edi Rama dhe të vetët pesë vite të shkuara më parë, kjo e tanishmja është çadër shumë e sofistikuar, nga ato që janë prodhuar enkas për eventeve masive dhe që tashmë na i kanë zënë sytë në disa nga dasmat më të shtrenjta dhe më të bujshme në Tiranë.

Nëse është kështu, ja vlen pra ta hetojmë pak, për të mësuar pak më shumë se sa i është dashur të paguajë Partisë Demokratike për ta hequr këtë çadër nga biznesi i dasmave e për ta shtrirë në bulevard, deri më tani fiks për 52 ditë.

Paraqitemi në një nga agjencitë më të mëdha në organizimit të eventeve të Tiranë dhe kërkojmë shërbimin e tyre për një festë në ambient të hapur dhe montimin e një çadre të madhe. Kostoja? 10 euro për metër kator. Në ditë sigurisht.

Sa metër katrorë është çadra e Lulit?

Rreth 1 mijë metër katrorë.

Pra kosto ditore e çadrës është 10 mijë euro në ditë.

Shumëzuar për 52 ditë?

520 mijë euro gjithsej.

Shumë e jashtëzakonshme kjo! Sigurisht që në të tilla qiramarrje afatgjata, duhet të ketë ulje çmimi. Ja po e heqim një zero, po e llogarisim me një euro metrin katror, jo me dhjetë (meqenëse dhe qeveria ku dikur ishte anëtar Lulzim Basha promovoi fort nismën “Shqipëria 1 euro”), prapë 52 mijë euro kosto e çadrës nuk është pak.

Por çadra nuk është shpenzimi i vetëm, gjeneratori i madh që punon natë e ditë për të furnizuar me energji protestën e demokratëve harxhon 350 litra karburant, shumëzuar me 175 lekë për litër, që është çmimi, del që kostoja ditore është 61250 lekë.

 Pra deri tani, për 52 ditë, Partia Demokratike ka harxhuar plot 3 milionë e 185 mijë lekë (të reja sigurisht). Dhe ndryshe nga çadra, tek karburanti nuk mund të aplikohen ulje të tilla, maksimumi nëse ndonjë biznesmen vë dorën në zemër dhe e shet me çmim shumice.

Por ka dhe të tjera shpenzime, si ushqimi, qofte, pica, byrekë, e tullumba si dhe pijet, minimumi ujë… Nga dalin gjithë këto shpenzime, dhe përse PD nuk i bën transparente? Kujtojmë që sipas ligjit për “Partitë Politike”, subjektet që dhurojnë duhet të deklarojnë identitetin e tyre.

Cilët janë biznesmenët që paguajnë/dhurojnë për të mbajtur në këmbë “Çadrën e Lirisë” dhe çfarë do marrin në këmbim të këtij investimi? Republika e Re e premtuar nga Lulzim Basha, a po financohet nga klientë të vjetër apo nga të rinj që presin që Çadra të vijë në pushtet?!

P.S. Nusja e shqetësuar nuk ka pse pret me zemër të ngrirë me sytë nga qielli për shiun dhe shpresë nga Luli që t’i lirojë çadrën. Në agjencinë e eventeve mësojmë se kompania që jep çadrën me qira ka dhe shumë metër katrorë çadër të lirë për klientë të tjerë. Me siguri tani pas çadrës së Lulit moda e dasmave në çadra do të shpërthejë si kurrë ndonjëherë. (Tiranapost.al)

Paraardhëse

Sfida e PS për PD: Provoni të bëni mocion kundër Qeverisë

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e martë 11 prill 2017

Pasardhëse
Horoskopi, 27 Dhjetor 2015

Horoskopi ditor, e martë 11 prill 2017

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.