• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Byroja e Hetimit, Kryeprokurori Llalla: Kemi rezervat tona

19 February, 2016
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeprokurori Adriatik Llalla mbështeti sot  draftin e propozuar nga Qeveria për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit edhe pse prezantoi prezervat e tij për këtë.

Në fjalëne tij, në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme u shpreh se organi akuzës është njohur me draftin e propozuar nga qeveria dhe ka nxjerrë konkluzionet e tij.

Sipas Kryeprokurorit Llalla, Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin.

Duke folur për Byronë Kombëtare të Hetimit, ai ritheksoi se qëndrimi i tij është në përputhje me deklaratën e  Unionit te Prokurorëve. “Prej shumë vitesh, ka ekzistuar dualiteti, shpesh herë i papërligjur, mes Prokurorisë dhe Policisë. Siç po vlerësohet, ky lloj dualiteti nuk ka qenë i lidhur vetëm me vullnetin e personave që ushtrojnë funksionet në Prokurori apo në Polici. Tashmë problemi kryesor është konstatuar se ekziston ne kuadri ligjor, për të cilin po punohet për ta përmirësuar. Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë  pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit, strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve”, nënvizoi Llalla.

Në fjalën e tij, Prokurori Llalla tha se lufta ndaj krimit të organizuar dhe shpejtësia hetimeve janë thelbësore në punën e Prokurorisë dhe veçanërisht, asaj të Krimeve të Rënda, që ka në kompetencën e saj pikërisht krimin e organizuar, trafiqet etj. “Prokuroria e Krimeve të Rënda heton një pjesë delikate të veprave penale që ndodhin. Ky organ prek drejt për drejtë sigurinë dhe rendin dhe për këtë arsye hetimi duhet të jetë i shpejtë dhe i saktë. Angazhimi i prokurorëve duhet të jetë maksimal dhe ka shumë rëndësi që në bazë të provave të vendoset dhe konfiskimi i pasurisë”, tha Llalla.

Kryeprokurori tha se njësia antikorrupsion ka numëruar pak referime. “Vijon të jetë ende fakt se numri i referimeve në këtë njësi është shumë i ulët, por drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, drejtuesi i Njësisë dhe drejtorët në Prokurorinë e Përgjithshme do të aplikojnë disa mekanizma alternativë që do t’i diskutojmë në vijim, me qëllim forcimin e efikasitetit të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe në sistemin e drejtësisë.”, theksoi ai.

Në vijim të fjalës së tij, Kreu i Prokurorisë Llalla  hetime të shpejta të sakta dhe transparente. “Puna jonë ka ende nevojë për përmirësim, por është e rëndësishme të rrisim shpejtësinë. Prandaj, po përsëris kërkesën themelore që u është drejtuar të gjithë Prokurorive në Shqipëri. Është shumë e nevojshme të rritet shpejtësia e hetimeve”, theksoi Llalla

“Po ashtu, prokurorët pranë kësaj Prokurorie duhet të rrisin aftësitë e tyre për të shfrytëzuar maksimalisht çdo informacion për veprimtari kriminale, që të nisen në çdo rast të hetime pro aktive, si për krimin e organizuar, ashtu edhe për korrupsionin”, vijoi Kryeprokurori Llalla.

Paraardhëse

Opozita nuk heq dorë, hedh sërish gaz në Kuvend

Pasardhëse

Përgjigjet në pyetjet më të shpeshta rreth gjoksit

Pasardhëse

Përgjigjet në pyetjet më të shpeshta rreth gjoksit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.