• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

By Pass i Vlorës, do të jëtë gati në fund të Qershorit

4 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Punimet në By Passin e Vlorës janë drejt fundit brenda Qershorit, ky aks do të jetë i kalueshëm për pushuesit e shumtë të bregdetit të Jugut, sipas të gjitha standardeve.

95% e punimeve në By Pass e Vlorës kanë përfunduar. Sipas inxhinierëve, kanë mbetur vetëm 5% e punimeve, apo e thënë ndryshe vetëm 2 km që përfshijnë zonën e Kaninës.

Zona e Kaninës ka qenë më e vështira për punimet inxhinierike.

“Këtu jemi në zonën e Kaninës që fillon që nga km 10 deri në km 12, janë 2 kilometra më të vështirë që kemi pasur për shkak të vështirësive gjeologjike dhe po kryhen punimet për trupin e rrugës mbushjen për paketat rrugore. Kjo pjesë do hapet do shtrohet edhe me asfalt do ketë dhe sinjalistikën”.

Përfundimi i punimeve në këtë zonë do të shmangë futjen e automjeteve mes përmes Kaninës, ashtu si një vit më parë.

Në pjesët e tjera po vijohet me vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe sinjalistikën.

Hapja e By Passit, do t’i japë zgjidhje përfundimisht trafikut të rënduar që krijon sezoni turistik në qytetin e Vlorës e në Radhimë dhe do të shkurtojë në kohë distancën nga dalja e autostradës Levan – Vlorë deri në Orikum.

“Distanca e By Passit është 28,8 km që po të lëvizësh me 60km/orë do të jetë për 30 minita duke anashkaluar trafikun e qytetit”.

Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi, është parashikuar një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës, apo për të apasionuarit e shumtë pas fotografive.

Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe me tunelin e Llogarasë, vepra këto që do t’i afrojnë akoma më shumë plazhet e bukura të Jugut, mjaft të frekuentuara nga qytetarët shqiptarë e mijëra turistë të huaj, që shtohen çdo vit.

Paraardhëse

Beniada flet për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Einxhel Shkirën: Nuk jemi takuar

Pasardhëse

Belind Këlliçi nuk fitoi në garën për nënkryetar të PD, reagon Evi Kokalari: Ja çfarë ndodh kur nuk orientohet vota

Pasardhëse

Belind Këlliçi nuk fitoi në garën për nënkryetar të PD, reagon Evi Kokalari: Ja çfarë ndodh kur nuk orientohet vota

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.