• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Bushati: Për Jeruzalemin mendojmë si Bashkimi Europian

14 December, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka kërkuar opozitës që të heqë dorë nga balta dhe të punojë për çeljen e negociatave.

Ministri kërkoi bashkëpunimin e opozitës edhe për jetësimin e reformës në drejtësi

“Nëse e doni seriozisht çeljen e negociatave, boll më me emaile zyrtarëve të BE. Hiqni dorë nga loja me ndërkombëtarët. Ky është një proces që shkon përtej një mandati qeverisës. Kontribuoni për jetësimin e reformës në drejtësi. Kur u bë ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë erdhët dhe thatë, Donald Trump nuk e do Donald Lu. Siç e dimë, politika e jashtme e SHBA nuk ka ndryshuar. Shpallët Mogherinin, komuniste dhe trafikante. Dikush na ju tha se Juncker ka qenë tapë. Kaq poshtë keni rënë?”, tha Bushati

Duhet që të punojmë, theksoi Bushati, që takimet e përbashkëta të Parlamentit Shqiptar me Parlamentin Europian të jenë dinjitozë.

“Debatët duhet të jenë serioze sepse mbi ne është Shqipëria“, deklaroi Bushati

Shehu: U bënë hapa negative për Jeruzalemin. Bushati: Qëndrimi, i njëjtë me BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur për samitin e Konferencës Islamike i mbajtur ditën e djeshme për çështjen e Palestinës dhe Jerusalemit.

Deputeti i PD, tha se qëndrimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike u bë pa u konsultuar me të gjithë aktorët dhe ishte kundër politikës së SHBA.

“Qëndrimi ynë në Konferencën Islamike ishte kundër politikës së SHBA. U bënë hapa negativë nga vendi ynë në këtë drejtim. Qëndrimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike u bë pa u konsultuar”, tha deputeti Shehu.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Ditmir Bushatit. Ministri deklaroi se qëndrimi i qeverisë për Jeruzalemin është i njëjtë me BE.

“Shqipëria është anëtarësuar në konferencën islamike që në vitin 1992. Ka qenë Berisha që na ka anëtarësuar aty. Ka katër rezoluta detyruese të Këshillit të Sigurimit dhe ky është qëndrimi i Bashkimit Europian dhe ky ka qenë qëndrimi tradicionalisht i Shqipërisë. Qëndrimi i qeverisë shqiptarë për këtë çështje është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite.  Meqë Shehu i referohët pjesëmarrjes së ambasadorit, kjo është puna e tij. Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB. Qëndrimi është i njëjtë me atë të BE. Në organizatën Islamike nuk votohet”.

Paraardhëse

Kim Kardashian?! Iggy Azalea do t’ju heqë trurin me foton “e zogut” [FOTO]

Pasardhëse

DOKUMENT / Zbulohet lidhja e Klement Balilit me Lulzim Bashën

Pasardhëse

DOKUMENT / Zbulohet lidhja e Klement Balilit me Lulzim Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.