• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Bushati në Konferencën e Vishegradit: Mbështetje për integrimin

29 November, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit (Çeki, Hungari, Poloni, Sllovaki) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Varshavë më 29 nëntor 2016 në kuadrin e Presidencës polake të Grupit të Vishegradit. Në takim morën pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Nënsekretari italian i Shtetit.

Krahas mekanizmave për përforcimin e bashkëpunimit midis dy rajoneve, diskutimet u përqendruan në ecurinë e procesit të zgjerimit të BE, jo vetëm si një proces teknik por edhe si një instrument në përballjen me sfidat e sigurisë në Europë. Në këtë kuadër, vendet e Vishegradit ritheksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Linjëzimi i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si në rastin e Shqipërisë, u evidentua si element i rëndësishëm i këtij procesi.

Në mënyrë më specifike për vendin tonë, vendet e grupit të Vishegradit mirëpritën rekomandimin e komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe shprehën mbështetjen për caktimin sa më shpejt të një date për fillimin zyrtar të negociatave. Ata vlerësuan progresin e Shqipërisë, sidomos për reformën e sistemit të drejtësisë, dhe kërkuan që ky progres të reflektohet qartë në konkluzionet e Këshillit të BE-së në dhjetor.

Duke u ndalur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë në BE, Ministri Bushati vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e vendeve të Vishegradit dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Në fjalën e tij, Ministri u ndal mbi rëndësinë e vijimit të axhendës së zgjerimit si një element thelbësor për rajonin tonë por edhe për vetë BE-në. Duke informuar mbi progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, Ministri Bushati theksoi se “zbatimi i ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është hapi kyç për të vijuar me vendosmëri në procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian”.

Lidhur me ridimensionimin e strukturave të bashkëpunimit rajonal, Ministri Bushati u shpreh se, tanimë, vendet e rajonit duhet të përcaktojnë objektiva konkretë në bashkëpunimin e tyre, veçanërisht për të lehtësuar lëvizjen e të rinjve dhe krijimin e vendeve të reja të punës për ta.

Ministri Bushati nënvizoi se “procesi i zgjerimit të BE është një proces teknik që ka të bëjë me përmbushje kushtesh specifike, por ai duhet të ketë dhe një frymë politike, e cila po i mungon. Kjo frymë politike është e domosdoshme në këtë periudhë sfidash sigurie, si për BE ashtu edhe për rajonin”.

Paraardhëse

Oficerja ngre dy gishtat lartë në videon e policisë: Ja çfarë më tha Saimit Tahiri…

Pasardhëse

Tragjedia e Chapecoense, mes të mbijetuarve 3 futbollistë

Pasardhëse

Tragjedia e Chapecoense, mes të mbijetuarve 3 futbollistë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.